A përfitoj pension social?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një emigrant që sapo jam kthyer nga Italia. Jam 66 vjeç dhe në Itali kam qenë rezident me dokumente të rregullta për 15 vite, pa ndërprerje. Nuk kam qenë asnjëherë në marrëdhënie pune. Dua të di, a përfitoj pension social dhe çfarë kushtesh duhet të përmbush?

- I nderuar letërshkrues, për dhënien e pagesës so- ciale kërkohen disa kushte, të cilat po i sqarojmë më poshtë: Pagesa sociale për vitin 2016, u jepet të gjithë qytetarëve italianë, komunitarëve dhe ekstrakomunitarëve në zotërim të një lejeje qëndrimi në BE për një periudhë të gjatë. Kërkesat për të bërë aplikimin për pagesë sociale janë:

Kërkesa personale: mosha 65 vite e 7 muaj ( rritja e moshës për 3 muaj për gratë dhe burrat, është përcaktuar nga Reforma Fornero mbi pensionet, bazuar në parimin e koeficientit të jetëgjatësisë).

Kërkesa e rezidencës: kanë të drejtë për pagesë sociale për vitin, të gjithë banuesit efektivisht në mënyrë të përhershme në Itali. Nga 01.01.2009, për të lindur e drejta e pagesës sociale, si një kërkesë shtesë, është domosdosh- mëria për të patur një qëndrim të ligjshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme në Itali, për jo më pak se 10 vite.

Kërkesa e të ardhurave: pagesa sociale, si një formë e të ardhurave asistenciale, u jepet të gjithë qytetarëve pa të ardhura, ose që kanë të ardhura në një shumë më të vogël se kufiri i përcaktuar në ligj. Limiti i të ardhurave për 2016 për pagesën sociale është 5830.76 euro në vit.

Aplikimi për pensionin social duhet të dërgohet në rrugë telematike, duke përdorur shërbimet online të INPS, në rast se disponohet PIN, ose duke telefonuar në numrin e gjelbër 803 164 pa pagesë, ose nga një telefon fiks 06164164. Aplikimi mund të bëhet edhe nëpërmjet patronateve si ndërmjetësues të INPS pa pagesë. Modulari i aplikimit për pagesën sociale 2015, shkarkohet pa pagesë nga siti i institutit në format me modulin: modulo assegno Sociale 2015 INPS.

- Sa është shuma e pagesës sociale?

- Pagesa sociale për vitin 2016 duke marrë parasysh indeksimin e pensioneve për vitin 2015 nga ISTAT që është vlerësuar e 0.3 %, bëhet kështu 448.52 euro. Por, duhet të keni parasysh se përfitimi i Pagesës Sociale ( ish- pensioni social), është i lidhur direkt me rezidencën në Itali. Ky pension nuk përfitohet kur nuk je realisht rezident në Itali. Mund të lëvizësh jashtë Italisë jo më shumë se 1 muaj, duke bërë njoftimin në komunë. Në rast se kjo periudhë është më e madhe, atëhere pagesa pezullohet.

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.