Kam dhimbje gjuri. A mund të ushtrohem?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Krimba në trup

- Ju lutem, më thoni, ç’do të thotë të shikosh krimba në ëndërr? Unë sikur kisha nëpër rroba. Ishte një ëndërr e shpifur, por nuk e mbaj mend me detaje. Po mundohesha t’i hiqja, por nuk ia arrija dot. - Ëndrra juaj parashikon një lloj dobësie në përgjithësi në shëndet, por edhe psikologjikisht dhe shpirtërisht. Duhet të keni kujdes nga personat e shtirur që ju rrethojnë kohët e fundit. Këshilla në këtë rast është që të kujdeseni në radhë të parë për shëndetin dhe të mos i lini pas dore ca probleme që keni, edhe nëse duken të vogla.

Udhëtim i paimagjinueshëm

- Kam parë në ëndërr një udhëtim të paimagjinueshëm në Florida, me të dashurin. Gjithçka ishte perfekte, luanim, bënim shoping, ishim një nga ato çiftet e internetit. Ishte udhëtim 1 ditor dhe të nesërmen duhej të ktheheshim, por po përpiqeshim t’i merrnim leje mamit tim për njëfarë arsyeje që nuk e di. Gjithç- ka ishte e bukur, por në fund të ëndrrës unë bërtita dhe thashë: “Shiko si më është bërë fytyra!”. Ai u përgjigj: “S’ka asgjë, thjesht jemi djegur nga dielli. Unë të dua shumë”. Fytyra ime ishte bërë me flluska dhe unë fillova t’i hiqja një nga një, ama nuk dilnin si këto të zakonshmet kur ke akne. Në momentin që unë i hiqja, ato zhdukeshin. Dua të di se çfarë kuptimi ka... - Nga ëndrra kuptohet që ju keni mall për të dashurin tuaj. Edhe nëse e keni pranë, në një mënyrë të çuditshme ai ju mungon, keni shumë mall për të. Ndieni mungesën e afeksionit nga ana e tij, ndaj edhe e keni parë një ëndërr të tillë. E djegura në fytyrë dhe flluskat, janë një siklet që do ta kaloni ose që e keni kaluar, por është në dorën tuaj ta kaloni çdo pengesë apo problem që keni. Nëse ka diçka që doni t’ia shprehni të dashurit është momenti që t’ia thoni, edhe nëse ndjeni mungesën apo afërsinë e tij. Diskutimi i hapur vetëm do ta kthjellojë marrëdhënien tuaj dhe do ta merrni vesh se ku ndodheni dhe çfarë roli luani ju në jetën e tij. Më mirë tani sesa t’i lini gjërat të zvarriten. Gjithçka do të kalojë shumë lehtë dhe në fund, do të ndiheni e çliruar.

Veshur me të zeza

- Shoqja ime ka parë në ëndërr sikur unë u bëra nuse dhe të dashurin që e kam burrë, e kisha marrë në qytetin tim. Sikur nuk kishte marrë asnjë nga njerëzit e vet. Në ëndërr, unë do të martohesha në kishë, por isha veshur me të zeza dhe sikur i thoja shoqes që më ka parë në ëndërr: “Vish fustan të bardhë dhe jo me këpucë të zeza, por të bardha”. Ju lutem, më shpjegoni se çfarë tregon kjo ëndërr? Faleminderit. - E gjithë ëndrra ka lidhje me shoqen tuaj e jo me ju. Ajo ka disa shqetësime të brendshme që më shumë kanë lidhje me jetën e saj personale, intime, etj. Duhet të ketë shumë kujdes me shëndetin, të mos stresohet më shumë seç duhet sepse vetëm vetes i bën dëm. Duhet të lutet për mirëqenien e saj fizike, shpirtërore dhe psikologjike.

Me të dashurin

- Kam një pyetje për instruktorin dhe doja një përgjigje, nëse është e mundur. Kam dëmtuar gjurin padashur dhe pasi kam bërë mjekimin, m’u shërua, por edhe pse ka kaluar kohë, më dhemb sërish edhe kur bëj ushtrime. Instruktori im më thotë: “Edhe pse ke dhimbje, ushtrohu, s’ka problem”. Po ju, çfarë më këshilloni?

Mario, instruktor: - Unë nuk ju këshilloj të bëni ushtrime, ndërkohë që keni dhimbje, kjo është totalisht e gabuar. Aq më tepër që ju e keni dëmtuar gjurin, pra, nuk është thjesht një dhimbje muskulare. Unë nuk mund t’ju flas për instruk- - Para dy netësh kam parë në ëndërr të dashurin tim sikur ishte ulur në tokë, kurse unë isha shtrirë po aty dhe kokën e kisha vënë te këmbët e tij. Pastaj iu luta të më thoshte që më donte vërtet. Kur u ngrit, mu duk i vogël në moshë, më i vogël se unë. Ai po më shikonte në mënyrë të çuditshme. Unë i thashë: “Kam nevojë ta di, ndaj më thuaj, të lutem”. Pres një shpjegim nga ana juaj. Faleminderit. - Ëndrra juaj parashikon pak debate mes jush, por ato do të zgjidhen shumë shpejt. Mund të bëni ndonjë debat që mund t’ju mërzisë për momentin, por do ta harroni lehtë. Kjo ka më shumë lidhje me të dashurin tuaj, i cili për shkak të debatit do të ndihet pak inferior ndaj jush dhe kjo do ta lëndojë pak. Megjithatë, kini kujdes edhe me pyetjet që mund t’i drejtoni; mos e bëni të ndihet pa vlerë para jush.

Humba biletën e avionit

- Në ëndërr pashë sikur torin që ju ndjek, por edhe nëse shkoni te një fizioterapist, mendoj se do t’ju këshillonte t’i ndërprisni ushtrimet. Ushtrimet janë të mira, por në raste të tilla nuk do t’jua sugjeroja, sepse do ta dëmtonit gjurin akoma më shumë. Do t’ju këshilloja të këshilloheni me doktorin që është marrë me problemin e gjurit tuaj dhe të bëni disa kohë fizioterapi, përpara se të rifilloni ushtrimet. Në të kundërt, bëni ushtrime të lehta, pa e sforcuar gjurin dhe mundësisht, mbani fasho sportive që janë apostafat për ata persona që kanë probleme me gjunjët. Këtë fasho duhet ta mbani edhe gjatë kohës që ushtroheni. do të shkoja në Francë dhe më humbi bileta. U ktheva në shtëpi e tmerruar dhe kërkoja gjithandej, por nuk e gjeta. Kur dola jashtë, gjeta një biletë tjetër dhe mendova se mos ishte e imja, por në fakt, ajo kishte destinacion tjetër, edhe pse emri ishte i imi. E çuditur, e mora në dorë dhe po mendoja: “Po unë do shkoja në Francë, si ka mundësi që e kam prerë për shtet tjetër, por nuk e mbaj mend?”. Pres një shpjegim. - Një ëndërr e tillë tregon se ju ndiheni si në një udhëkryq. Merrni shumë oferta, por në të njëjtën kohë, nuk e dini nga të shkoni. Jeni futur në një stres të paparë me veten tuaj. Sa vendosni për diçka, ju prishet menjëherë. Është momenti të qetësoheni dhe t’ia lini fatit në dorë që të vendosë, ama ajo çfarë duhet të bëni ju është: nëse ju jepet një shans apo një ofertë e mirë, mos e refuzoni, sepse mundësitë ju jepen vetëm një herë në jetë. Humbja e biletës, rigjetja, por në një vend tjetër, do të thotë që shumë shpejt do të ketë një ndryshim në jetën tuaj, vetëm se ju do të frikësoheni shumë dhe kam frikë se do t’i prishni gjërat me dorën tuaj. Kujdes, mos i humbisni shanset që ju jepen.

Portreti i një mashkulli

- Ç’do të thotë të vizatosh portretin e një mashkulli në letër dhe të mendosh me veten: “Ky është mashkulli që dua!”. Unë e ndieja që ky person ekzistonte vërtet. Jam zgjuar e qeshur nga ëndrra. - Është ëndërr pozitive, besoni në atë çfarë keni shikuar në ëndërr dhe do t’ju bëhet realitet. Mendojeni mashkullin që dëshironi të keni në krah, dëshirojeni atë me gjithë forcën e shpirtit dhe kjo do t’ju realizohet. Ka persona që i kanë të forta ndjesi të tilla dhe u dalin vërtet në realitet. Edhe ëndrra juaj flet për diçka të tillë; jeni person telepatik. Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.