Lidhje serioze...

Intervista - - POSTA -

Jam një vajzë dua të njoh një mashkull jashtë Shqipërisë për martesë deri në moshen 52 vjeç. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.

Jam një vajzë nga një fshat i Lushnjes 36 vjeçe beqare, e mora guximin të shkruaj duke menduar se do gjej dikë tek kjo faqe që të ndajmë të njëjtat mendime dhe pikëpamje, dikë që ta shohi jetën si unë. Jam ende e pamartuar për shkak të një problemi që kam patur me dëgjimin për shkak të temperaturës së lartë e kam humbur në njërin vesh dëgjimin. Them kam patur probleme sepse tani me ndihmen e një aparati e kam rikuperuar 90 % të dëgjimit. Nëse më parë nuk doja të ndërtoja një jetë sepse ndjehesha e paplotë tani e ndjej se jam plotësisht gati për të ndërtuar jetën time me dikë që do më pranonte siç jam. Një djalë serioz dhe të rregullt e punëtor. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.

Jam një zonjë 35 vjeçe jam e martuar kam një vajzë 9 vjeçe, që kur më ka lind vajza burri është në emigrim dhe ka krijuar një familje tjetër. Jeotj me dy pleqtë dhe vajzen time. Kërkoj të njihem me një shok apo shoqe ti hap zemren e të qaj hallet me të se dhe prindër nuk kam. I interesuari/ra të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim.

Përshëndetje jam 45 vjeçe nga Tirana do më pëlqente të njihesha me një person të mirë, korrekt jo pabuks, që din të mbaj dhe respektojë një femër. Për lidhje tepër konspirative. Vetëm ata që dijnë të mbajnë një mike të lënë numrin në gazetë.

Përshëndetje jam nje vajze quhem Majlinda jam 25 vjece caloj nga kemba 1.40 e gjatë 50 kilogram. Kërkoj një djalë si vetja ose te ketë qene i martuar e dua per lidhje serioze. Ju lutem mos më telefononi me numër privat, në fillim dërgoni mesazh në këtë nr. cel. 0665273165. Telefonata nga ora 8:30 gjer 22:30. Faleminderit.

Jam një vajzë me probleme fizike dua një djalë si puna ime të jetë i sinqertë të ketë lindur dhe me një problem fizik nuk ka problem. Të jetë i zoti i vetes të ketë trurin në rregull ama, të ketë makinë për vete. Të jetë nga mosha 28-30 vjeç, të jetë nga Lushnja, Fieri ose Vlora. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.

Jam 43 vjeçe, e pamartuar, e komunikueshme. Dua të njihem me një njeri të mirë për lidhje serioze, të jetë i komunikueshëm, simpatik, i punësuar dhe të jetë nga familje me kulturë. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.

Jam një vajzë 21 vjeçe, dëshiroj të njihem me një djalë nga Kosova për lidhje serioze. Unë nuk jam nga Kosova. Pres përgjigje nga të interesuarit në gazetë, vetëm për lidhje serioze.

Zhustina me banim në Tiranë simpatike dua të lidhem me një mashkull për martesë. Jam e divorcuar shumë serioze dhe me moral. Pres përgjigje në gazetë.

Përshëndetje, jam Shila 39 vjeçe, e gjatë 1.70, 59 kg., simpatike. Jam me arsim te larte e punesuar, infermiere, me karakter, besimtare e krishterë. Dua të njoh nje emigrant që jeton në Gjermani nga mosha 40-48 vjeç. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.

Jam një vajzë nga Tirana 25 vjeçe. Jam simpatike, e sjellshme, e edukuar, e paster puntore dhe teper familjare. Kam mbaruar shkollen e larte dhe kam nje pune te mire. Kerkoj te njoh për qellime vetem serioze, nje djale shqiptare me banim ne Angli. Te jete nga mosha 30 deri 37 vjec. E dua kete moshe sepse dua nje njeri te pergjegjshem dhe te pjekur ne krah. Djali duhet të jetë ne gjendje financiare te mirë. Njohja eshte vetëm per qellime serioze. Nëse ndokush i ka keto cilesi dhe është ne kerkim të së njejtes gje si une. I interesuari është i mirepritur të lërë numrin e tij në gazetë. Të kete nje gjatesi normale, jo i shkurter dhe te kete vlera si njeri. Te kete shkolle, punë të mirë.

Jam beqare, qytetare, me vlera si në paraqitje dhe karakter 36 vjece, kerkoj njohje vetem per martese me nje mashkull deri 40 vjec, qytetar, beqar, pa njeri në ngarkim, me pune dhe ekonomi shume te mire, mysliman, serioz, i perkushtuar ndaj familjes, që di ta trajtoje me dashuri dhe respekt nje femer, larg veseve si alkooli, duhani, bixhozi, i paraqitshem, me gjatesi, sportiv dhe mbi te gjitha njeri besnik. Të jete nga Tirana ose Durresi, dhe jashte shtetit ne France ose Amerike. Stop aventurieret dhe mashtruesit. Kush interesohet vetem të lërë adresë emaili për komunikim jo numër celulari. Faleminderit.

Jam një vajzë kërkoj të njoh një mashkull të më ndihmojë nga ana ekonomike. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.

Dua të lidhem me një burrë të moshës 40-47 vjeç për lidhje serioze. Unë jam një vajzë nga Fieri, çaloj pak dhe ai të ketë ndonjë fatkeqësi. Kush është i interesuar të lërë numrin në redaksi ose gazetë të publikuar. Unë jam në pritje. Faleminderit.

Jam Viola nga Lushnja. Kërkoj te njoh një djalë që të ketë një problem fizik, jam 27 vjeçe, të jetë nga Lushnja ose Fieri të punojë dhe të ketë makinen e vet mosha 28-30 vjeçl dua të jetë i sinqertë dhe të më respektojë. Pres përgjigje në gazetë.

Përshëndetje, jam Hermentina dua të lidh jetën me një mashkull serioz, të jetë mysliman mosha 40-47 vjeç të jetë nga jugu ose Shqipëria e mesme, me banim në Tiranë, Greqi, Turqi, Maqedoni, Gjermani, Dubai i divorcuar me punë të mirë, të banojë vetëm, të ketë gjëndje të mirë ekonomike, simpatik me trup të rregullt. I interesuari të më shkruaj në gazetë. Ju faleminderit dhe respekte.

Përshëndetje jam një zonjë 40 vjeçe nga Vlora, e divorcuar për shkak të xhelozis tepër të lartë që kishte ai, dhe mbi të gjitha nuk munda të bëj fëmijë me atë, prandaj edhe unë jam në kërkim të një personi vetëm për të krijuar familje nga mosha 43 deri 50 vjeç, le të jetë edhe ai i divorcuar ose i ve pasi, edhe unë kam një problem me shëndetin. Kush është hallexhi si unë të lërë numër telefoni vetëm në gazetë me respekt Ina nga Vlora.

Jam Dallëndyshja 53 vjeçe kërkoj në jetë një mik të mirë dhe besnike pa interes. Mua do më ketë në krah. Dua një mik të përsosur nga të gjitha drejtimet, mos të jetë nga ato që nxjerrin emrin çdo ditë në gazetë, por të jetë serioz dhe real. Respekte, pres përgjigje në gazetë.

Pershendetje jam një vajzë nga Elbasani 32 vjeçe shkruaj per lidhje serioze. Jam vajzë e qetë dhe e dashur per familjen caloj pak pa histori dashurie. I interesuari te jetë nga Elbasani ose Tirana.

Jam Djana kërkoj të njoh një mashkull serioz jashtë Shqipërisë për bashkëjetesë, jam 30 vjeçe. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.

Jam me banim prej shumë vitesh në Tiranë dhe origjine nga jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim, beqare nga pretendimet. Jam e interesuar vetëm për një lidhje serioze me nje person qe te jetë: simpatik, me trup të rregullt, me arsim të lartë, i sinqerte, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, i respektueshëm dhe i perkushtuar ndaj meje, mosha 45-52 vjeç. I interesuari të lërë numer telefoni vetem ne gazete. Per sqarime më të hollesishme ja leme takimit.

Jam nga jugu 28 vjeçe dhe jam e interesuar për një mashkull në Itali, Gjermani ose Greqi të jetë serioz i divorcuar me kushte të mira. Jam e diplomuar serioze. Kërkoj lidhje serioze. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.

Jam një vajzë e divorcuar, kërkoj një mashkull që jeton jashtë Shqipërisë për qëllime serioze, të më ndihmoj të bëj pashaporten dhe të jetoj me të. Ju pres, por jo mashtrues. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.

Kërkoj për lidhje shumë serioze një intelektual 63 vjeç nga jugu ose qendra e Shqipërisë. Të jetë familjar i rregullt pa probleme, korrekt dhe të ketë paraqitje të mirë. Të banojë në Tiranë ose Durrës. Unë jam Drita shumë e rregullt, pa fëmijë, korrekte, serioze, kam paraqitje dhe plotësoj kushtet e një femre të përsosur. Ai që plotëson kërkesat e mësipërme të lërë numër celulari në gazetë. Ju mirëpres. Drita.

Comments

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.