Nudo

Intervista - - ARGËTIM -

rit humo ii Kënd

Burri i thotë gruas: - Kaq vapë sa është sot, nuk kam asnjë dëshirë për t’u veshur. Çfarë mendon se do të thonë komshinjtë po të më shohin duke e prerë barin e kopshit, nudo?

- Po ja... Të gjithë do të mendojnë se të kam marrë vetëm për paratë e tua...

Pyetja

- Pse skeletet nuk e kalojnë rrugën?

- Sepse nuk kanë zemër!

Te mjeku

Një grua çon burrin e saj në urgjencë dhe, pasi e viziton, mjeku i drejtohet gruas:

- Mos u shqetësoni, zonjë, burri juaj nuk ka ndonjë problem të rëndë. Që nesër mund të shkojë në punë normalisht...

- Uau, çfarë mjeku fantastik! Jo vetëm që e shëruat tim shoq, por i gjetët edhe

punë!

Në gjykatë

Në një proces gjyqësor për vjedhje makine, gjykatësi i drejtohet të paditurit:

- Për mungesë provash, bien të gjitha akuzat e ngritura ndaj jush dhe shpalleni i pafajshëm.

- Vërtet? - gëzohet i padituri. - Por, zoti gjykatës, kjo do të thotë se mund ta mbaj makinën?

Shërbimi i klientit

Dikush që sapo ka blerë një kompjuter, i telefonon shërbimit të klientit:

- Më falni... Dje bleva një kompjuter në dyqanin tuaj. A mund të më tregoni se si të dërgoj një email?

- Zotëri i nderuar, për

Të moshuarat

Tre të moshuara bisedojnë në oborrin e shtëpisë.

E para: - Sot, shitësit e perimeve janë bërë hajdutë të vërtetë. Dikur, me pesë lek mund të blije pesë kastraveca, ja, kaq të gjatë!... - dhe tregon me dorë gjatësinë e kastravecave.

E dyta: - Jam shumë dakord me ty. E mban mend? Me pesë lek, mund të blije dy qepë, ja, kaq të mëdha!... - dhe tregon me dorë madhësinë e qepëve.

E treta, që nuk dëgjon nga veshët, bie dakord gjithashtu me miket e saj: - Eh, edhe mua më kujtohet shumë mirë ai marinari gjerman për të cilin po flisni!

Të martuarit

Gruaja: - I dashur, kemi dhjetë vjet martuar dhe nuk më ke blerë as edhe një gjë!

Burri: - Pse, shpirt?! Kishe gjë për të shitur ti?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.