Destinacionet më të mira të udhëtimit sipas shenjës zodiakale

Intervista - - HOROSKOPI -

Këtë javë do të bëni një bilanc të gjendjes suaj financiare. Jeta juaj materiale ka ndryshuar shumë në muajt e fundit dhe ka ardhur koha të rregulloni stilin tuaj të jetesës, në ulje apo ngritje, por, mbi të gjitha, të vini ca para mënjanë për një investim të mundshëm, mbase imobiliar. Ju keni dëshirë të bëni një udhëtim të vogël, jo shumë larg, por thjesht që të ndryshoni idetë. Evropa është ajo që bën për ju. Ju nxisni partnerin/en të kujdeset më shumë për shëndetin dhe ai/ajo duhet t’ju falënderojë, në vend që të ankohet.

Plutoni hyn në shenjë dhe ju shtyn të shihni me sy kritik gjithçka. Sido që të jetë, mos e teproni, sepse kjo mund të ketë efektin e kundërt. Dashuria në këtë moment është romantike dhe krijon një atmosferë të këndshme në çift. Kjo ju jep shtysë të ecni përpara edhe në punë, ngarkesën e të cilës do ta pranoni pa u ankuar shumë. Pranojini ftesat që ju bëjnë për kafe dhe dalje me shoqërinë, pasi mund të takoni njerëz interesantë.

Marsi dhe Saturni në shenjë ju bëjnë të keni ndryshime të gjendjes fizike dhe psikologjike. Në mëngjes mund të jeni në formë të mirë fizike dhe të ndieni nevojën për të lëvizur, ndërsa pasdite doni të reflektoni, të lexoni, apo të shkruani mendimet tuaja të momentit. Ju ndiheni më afër me familjen dhe vështirësitë ju afrojnë gjithnjë e më shumë. Gjithashtu, përbëni një mbështetje edhe për miqtë e afërt, të cilët vijnë të kërkojnë këshilla nga ju.

Afërdita dhe Plutoni janë në harmoni, pra, kjo do të jetë një periudhë e mirë për dashurinë tuaj. Nëse jeni vetëm, një takim i këndshëm ju bën të kaloni momente të bukura. Gjatë ditës mund të ëndërroni nganjëherë

(Vijon nga numri i kaluar)

Peshorja

Peshoret kënaqen lehtë dhe për këtë arsye janë shokë udhëtimi të përkryer. Ata janë gjithmonë të relaksuar dhe të përmbajtur, nuk befasohen lehtë nga kulturat e reja dhe u pëlqejnë udhëtimet aventuriere, me një çantë shpine.

Vendet më të mira për t’u vizituar: Kamboxhia, sepse Peshoreve u pëlqejnë aventurat dhe me siguri do t’ia kalojnë mirë në një vend tropikal. Gjithashtu edhe Mikonos, Greqi, për të festuar deri në mëngjes.

Akrepi

Akrepit kokëfortë do t’i dalë gjithmonë e tija. Ata zakonisht i evitojnë vendet me shumë njerëz dhe më shumë preferojnë të lexojnë në një kafene, ose të shkojnë në vende të largëta dhe të parrahura, sesa në një koncert me shumë njerëz.

Vendet më të mira për t’u vizituar: Venecia, Itali. Gondolat e qeta ofrojnë atë privatësinë që Akrepat kërkojnë gjatë pushimeve. Bordo, Francë, për kështjellat e saj të bukura dhe verën e mrekullueshme.

Shigjetari

Shigjetarët janë gjithmonë kureshtarë dhe nuk u pëlqen të rrinë në një vend. Pushimet për ta janë njëlloj si ëmbëlsirat për një fëmijë të vogël. Ata mërziten lehtë dhe duan të shohin sa më shumë gjëra brenda kohës së kufizuar që kanë në dispozicion.

Vendet më të mira për t’u vizituar: Stamboll, Turqi. Stambolli do ta mbajë të zënë një Shigjetar nga mëngjesi në darkë, nga xhamitë me minaretë e larta, deri te tregjet me erëza dhe shëtitjet me anije nëpër Bosfor.

Bricjapi

Bricjapi është udhëtar i kujdesshëm dhe i eviton situatat e rrezikshme. Bricjapët janë të mirë në zbatimin e planeve, u pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe që të eksplorojnë vendet historike.

Vendet më të mira për t’u vizituar: Berlini, sepse ka plot monumente historike dhe ekspozita artistike. Praga, Çeki, për monumentet e bukura dhe për atmosferën madhështore.

Ujori

Ujori është kureshtar dhe plot imagjinatë. Atij i pëlqen të mos ndjekë rrugët e zakonshme të turistëve dhe nuk i bën planet duke ndjekur udhëzimet e një libri turistik. Ujorët eksitohen nga vendet e paeksploruara me parë dhe ato të mbushura me mister.

Vendet më të mira për t’u vizituar: Islanda, e cila do t’i mrekullojë me aurorën boreale. Peruja, për historinë e asaj të pasur dhe rrënojat misterioze të Ma[u Pi[ut.

Peshqit

Peshqve të shtruar do t’u pëlqente të kalonin një ditë në breg të detit, të shtrirë në shezlong, me celularin e fikur. Ata kërkojnë paqen dhe rehatinë për t’iu larguar vrapit të përditshëm dhe stresit.

Vendet më të mira për t’u vizituar: Japonia, për shkak të eksperiencës së saj të thellë kulturale dhe shpirtërore. Las Palmas, ishujt Kanarie, për ujin e kristaltë dhe plazhet me rërë të bardhë. me sy hapur dhe kjo do t’ju bëjë të buzëqeshni. Ju nuk duroni që prindërit të ndërhyjnë në jetën tuaj dhe t’ju diktojnë se ç‘duhet të bëni. Kërkoni pavarësinë tuaj dhe keni të drejtë. Urani ju shtyn të distancoheni me diplomaci prej këtyre ideve.

Ka mundësi t’ju vijnë disa para të papritura këtë javë, por ashtu siç do t’i merrni, ashtu edhe do t’i shpenzoni, kryesisht për veten. Ju doni të plotësoni dëshirat që keni dhe të kujdeseni për veten tuaj. Flisni për këtë edhe me partnerin/en, që t’ju kuptojë më mirë. Një ide gjeniale ju vjen në mendje dhe ju përpiqeni ta hidhni në treg. Flisni me ndonjë shok/shoqe, tek i cili keni besim të plotë.

Këtë javë do të rrini ngjitur me partnerin/en dhe kjo do t’ju pëlqejë. Do t’ju bëjnë një propozim pune interesant në planin financiar, por që do t’ju shtyjë në mendime të thella nëse do të mund ta përballoni dot si punë, apo jo. Nuk ju pëlqen të dilni shumë me shoqërinë, do të preferoni më shumë të rrini në shtëpi, vetëm ose me partnerin/en. Nëse jeni beqar/e, një takim me dikë që nuk është i/e lirë 100%, do t’ju nxisë të dëshironi që të jetë i/e lirë. Mos e ndërlikoni kot jetën tuaj, kërkoni një tjetër dhe do ta gjeni!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.