Zbulohen SMS-të e skandalit të Panamasë

Intervista - - AKTUALITET -

Pasi u zbulua skandali i Panamasë, gjithë kokat e qeverisë ishin të shqetësuar për të ditur se kush mund të kishte fshehur lekë aty, sidomos kush nga politikanët shqiptarë. Spartak Ngjela zbuloi se skandali i Panamasë po i hapte rrugën reformës në drejtësi, por ne nuk u morëm shumë me avokatin, sepse zbuluam diçka më të rëndësishme: tabulatet e telefonit të kreut të shtetit, Edi Rama, me Ilir Metën. Ajo që zbuluam ishte tronditëse. Lexojeni… ****** Edi Rama: Vras mendjen se kush nga këta që njohim ne mund të ketë fshehur lekë në Panama...

Ilir Meta: E dyshuara kryesore është Joleza. E di pse? Sepse ajo, mendoj unë, ka vjedhur pallton e Pandeli Majkos ditën që keni patur takim me Forumin e PS-së dhe e ka shitur. Lekët e palltos i ka fshehur në Panama, që të mos bjerë në sy. Nuk e di a e mban mend, por Pandi falënderon Zotin që janë rritur temperaturat sepse ngeli një muaj rresht me xhup fëshfëshi. Vinte në parlament me xhup. Dy herë e futa unë brenda në seancë sepse nuk e linin rojet të hynte; e ngatërronin me badigardët e Salës ngaqë e tregonte xhupi me muskuj.

Edi Rama: Ka mundësi të jetë Jozela, mirë të ka vajtur mendja, por unë u konsultova me shokun tim Fullanin dhe ai më sugjeroi se sasi më të mëdha lekësh në Panama ka fshehur Ermal Mamaqi me Çiljeta Xhilagën. Ata kanë fshehur lekët që u ka dhënë PDja në fushatën elektorale.

Ilir Meta: Meqë më kujtove këngëtarët, unë dyshoj edhe për Mandin e Nishtullës.

Edi Rama: Unë dyshoj edhe te Rita Petro. Ajo atje do ketë fshehur lekët e “Vrimës”.

Ilir Meta: Uaaa fiks! Uaaa, Edi, ti je gjeni! Po të mos ishe ti, unë nuk kisha si t’i kuptoja disa gjëra. Duhen studiuar mirë edhe këta aktorët e teatrit, se çudi ku i çojnë gjithë ato lekë që marrin nëpër shfaqje. Dhe, po ta mendosh mirë, me rro-

Edi Rama: Eh, mo çfarë bëhet kështu?! Ika të ha një tas trahana, shoku.

Ilir Meta:

Të bëftë mirë, ciao.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.