Qytetari dixhital denoncon

Intervista - - AKTUALITET -

Zoti Berisha, kam një rast tejet urgjent për të denoncuar, rast i cili më ka dërrmuar psikologjikisht dhe mentalisht mua si individ. Kam nevojë për një terapi jashtë shtetit dhe një masazh japonez me vaj hashashi. Edi Rama më kopjon modelin e flokëve dhe kjo gjë ka ndikuar te niveli i stresit këto 4 vitet e fundit. Ai është një hajdut dhe kjo nuk do mend të kuptohet, mjafton që të shikoni tullën time. Përpos faktit që ka vjedhur identitetin e stilit të tullës sime, ai nuk e ka përmendur askund që këtë stil e ka huazuar nga unë. Tulla ime është më e bukur, por kryeministër është ai dhe jo unë. Tulla ime ndriçon më shumë dhe meritat për piktura të bukura i merr ai e jo unë. Ju lutem, shpërndajeni foton e tullës time dhe vlerësojeni atë. Ta vlerësojë publiku dhe Edi Rama t’i vërë gishtin kokës.

Përgatiti:

Speci Djegës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.