Kastro Ziso: Ku t’kam pa unë ty?

Intervista - - TELEVIZION -

Është pjesë e spektaklit më të ri në Tv Klan “Your face sounds familiar” (Dukesh fytyrë e njohur) ose siç e quan në postimet e tij në rrjete sociale, “Ku t’kam pa unë ty”. Ka një shije humori të hollë, sa të këndshme, aq edhe të drejtpërdrejtë. Klevis Bega ose siç njihet në art, Kastro Zizo, na tregon për këtë spektakël dhe jo vetëm, kështu që shijoni çdo batutë të tijën...

Fabjola Kuburi: - What’s up (ç’kemi), Kastro apo Klevis?

Kastro Zizo: - Unë jam Kastroja, alteregoja i Klevisit, një herë Kastro, një herë Klevis!

- Cilat janë disa nga kodet që përdor kohët e fundit, përveç atij: “djali me lule në kokë”?

- Kodet e mia janë kudo, janë kur qesh apo kur qaj... Me to, formohet një simbol që duhet studiuar!

- Si u bëre pjesë e shout më të ri në Tv Klan? Jam kurioze të di se çfarë të tërhoqi fillimisht te ky spektakël...

- Propozimi më erdhi nga Vera Grabocka. Unë e kisha parë si format në vende të tjera dhe gjithmonë më ka intriguar ideja për t’u futur nën lëkurën e një tjetër artisti.

- A është e vështirë të sillesh si dikush tjetër?

- Në fakt, unë nuk e kam shumë të vështirë, mbase edhe prej eksperiencave të mia në aktrim. Madje, unë argëtohem shumë dhe, kur e bëj, më ngjan sikur pi një gotë birrë. Më vjen natyrshëm.

- Cili nga personazhet që ke sjellë deri tani në këtë shou, ka qenë më i dashuri për ty?

- Të gjithë kanë qenë intrigantë, por mbase Konçita. Ishte e vështirë për t’iu

Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi

Cel. +355 69 40 61 001 / e-mail: albana.lufi@yahoo.com futur nën lëkurë, një super artist që duhej interpretuar siç duhej, me seriozitet dhe pa u futur në rrugën e parodisë.

- Nëse do të të pyesja për historinë e jetës tënde, cilën pjesë do të veçoje si më interesanten për të më treguar?

- Jeta ime ka qenë e mbushur me shumë ndodhi nga më të ndryshmet dhe nuk mund të veçoj diçka, por ndoshta lindja e fëmijëve të mi, marrëdhënia me ish-et, gëzimi i ardhjes në jetë të engjëjve, një mori emocionesh të shkrira në një rrugë jetësore.

- Dikur ke kënduar “Chupa- Chupa”... Po nesër, për çfarë do të këndoje?

- Unë kam rreth 3 vjet që kam marrë një tjetër kthesë në muzikë, sot i këndoj ndjenjës e njeriut. Edhe nesër, do t’i këndoj ndjenjës dhe njeriut.

- Çfarë duhet bërë për të qenë në standardet e muzikës botërore?

- Sado talent dhe artist të jesh, në këtë vend ne nuk kemi lidhjet e duhura menaxheriale për të depërtuar në tregun botëror. Nuk mjaftojnë ca cica dhe shalë.

- Sa për qind talent dhe sa për qind punë mendon se nevojitën për të arritur atë që dëshiron?

- Në fakt, kjo gjë ndahet gjysmë përgjysmë, por kam përshtypjen se duhet më shumë punë.

- Më mirë këngëtar apo… - Më mirë artist. - Ligji yt i muzikës? - Të jesh i vërtetë. - Në këngët e tua vihen re tematika reale. Cilën temë nuk e ke prekur ende?

- Një këngë për kafshët, që mund ta bëj së shpejti.

- Gjithashtu, në këngë, ti edhe ironizon. Mbi ç’qëllim mbështetet kjo?

- Mbi të vërtetën, mbi luftën ndaj injorancës.

- Je edhe ti i mendimit se disa personazhe publike në Shqipëri i ka prekur deliri i madhështisë?

- Janë të shumtë këta, por ka yje, ka edhe meteorë.

- Cili prej tyre të duket

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.