Anjeza Branka: Unë jam zjarri... “ Si është Anjeza…

Intervista - - MUZIKE -

Ki me ngec” është një klip që si duket “ka ngecur” në sytë dhe në mendjen e publikut. Anjeza Branka vjen me doza shpërthyese në çdo këngë dhe klip të sajin, por si duket këtë herë, klipi i saj mban emrin “bombë” . Pa i lënë vend fantazisë, të shohim ç’ka bërë Anjeza gjatë kësaj kohe...

Fabjola Kuburi: - Kënga “Ki me ngec”, i ka “ngecur” të gjithë pas saj. A ishte ky qëllimi yt?

Anjeza Branka: - Qëllimi im ka qenë, është dhe do të mbetet, që kënga dhe klipi të “ngecin” në mendjen e publikut. Këtë herë qëlloi edhe titulli. (Buzëqesh)

- Pse jo një këngë me titullin “Ki me ik”, për shembull?

- Sepse “ikja” ka gjithmonë një shije hidhërimi. Pse të ikë, kur mund të ngecë?!

- Sa vajza të kanë të falënderuar për këtë këngë që ua kushtojnë të dashurve të tyre?

- Të gjitha, në mendjen e tyre e kanë bërë një falënderim për këtë këngë.

- Kushedi çfarë ndodh me djemtë…

- Ah, duhet të pyesim ata! (Qesh)

- Mendon se do të vijë një ditë që do të të duhet apo do të duash të ndryshosh stil në muzikë?

- Unë jam gjithnjë në kërkim të risive dhe nëse do të më përshtatet një stil tjetër, pse jo?!

- A ka rëndësi për ty fakti nëse pëlqehesh nga të gjithë brezat? Cilin brez të pëlqen ta kesh në audiencën tënde?

- Nuk mund të ndodhë asnjëherë që një këngëtar të mos ketë admirues në një shtresë apo në një moshë të caktuar të publikut. Unë ndihem me shumë fat kur shoh që publiku im janë nga adoleshentët e deri te mosha e thyer. Për mua, publiku është një dhe nuk e ndaj në breza.

- Është e nevojshme që një këngëtare të provokojë në skenë, apo sot s’mund të kuptohet një këngëtare pa provokimet skenike?

- Provokimi mund të jetë element i një kënge që e mban provokimin. Është pa kuptim provokimi skenik, për shembull, në një baladë.

- Imazhi yt skenik dhe jo vetëm, adhurohet nga vajzat. Ty, të pëlqen të të imitojnë?

- Më vjen mirë që imazhi im skenik është objekt admirimi për vajzat. Edhe unë dikur kam patur modelet e mia. Ndoshta edhe sot mund të kem ndonjë model që e ndjekim nga ekranet perëndimore, pa qenë e fiksuar dhe fanatike pas një imazhi.

- E shikon karrierën si një mundësi të mirë për të qenë e lumtur, apo mendon se karriera ndonjëherë të bën të ndihesh e vetmuar?

- Unë mendoj se karriera e ndonjë shkencëtari mund të ndikojë që ai të ndihet i vetmuar, sepse vetë puna e detyron të rrijë në vetmi, kurse artisti është i lidhur me publikun. Karriera artistike është mundësia ideale për të qenë mes njerëzve, për të qenë e kënaqur me veten, pra, për të qenë e lumtur. Gjithçka është zinxhir.

- Mendon se të gjithë e kemi “personin e duhur - ...në një studio

regjistrimi? - Për qejfin e qejfit pasionin tim, këndoj me

e mundshëm. gjithë - ...në dush? - Duke kënduar. - ...në një studio

fotografike? - Një star. (Qesh) - ...në një klub

nate? - Personazhi kryesor. - ...para pasqyrës? - Unë dhe Anjeza. - ...në fletët e një

ditari? - Uh, më kujtove naivite-tin...adoleshencën,

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.