Çfarë do të ishe, nëse do të ishe…

Intervista - - MUZIKE -

- ...një ngjyrë? - E bardhë. - ...një peizazh? - Agimmëngjesi. - ...një vend? - Estetika. - ...një pjesë e shtëpisë? - Këndi ku pushoj. - ...një ndjenjë? - Lumturi. - ...një veshje? - Anjeza’s style. - ...një stinë? - Vera. - ...një element i natyrës? - Zjarri. që bën për ne”?

- Mendoj se të gjithë jemi në përpjekje për të gjetur të mirën, pozitiven.

- Nëpër takime, zakonisht, të lënë të presësh apo i lë të të presin?

- Nuk kam qejf t’i lë të presin, se të pres as nuk diskutohet. (Buzëqesh)

- Më shumë pendohesh që e the apo që nuk e the diçka?

- Zakonisht, jam e drejtpërdrejtë, kështu që pendohem nëse nuk e them diçka.

- E justifikojnë

të ardhurat famën?

- Nuk e kam llogaritur ndonjëherë sa duhet të fitosh që të quhesh personazh publik.

- Për çfarë ke shpenzuar më shumë kohët e fundit?

- Më pyet më mirë se për çfarë nuk kam shpenzuar. (Qesh)

- Çfarë do të konsideroje humbje parash?

- Po të më humbnin paratë. (Qesh)

- Je gjithmonë në formë të shkëlqyer. Sepse je në gjendje shpirtërore të mirë?

- Përderisa jam e kënaqur, kjo krijon kushte të mira shpirtërore. Edhe forma fizike varet nga kjo.

- Të ka lindur ndonjëherë dëshira t’i ikësh realitetit?

- Edhe momentet e vështira jam përpjekur t’i konsideroj si pjesë të realitetit, nga të cilat askush s’mund të stakohet. Mirë do të ishte të ekzistonte një realitet pa problemet e ditës, por kush e ka parë atë? Kështu që…

- Beson te dashuria me fund të lumtur? Po te fun- di i një dashurie pasionante?

- Besoj te dashuria, besoj te lumturia, besoj edhe te fundi.

- Po te shndërrimi i një dashurie në miqësi?

- Personalisht, nuk besoj. Mendoj se, që një dashuri të kthehet në miqësi duhet të kalojë një reaksion kimik shumë të ndërlikuar, rrethana, kohë, uh, sa gjëra!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.