Albani, dedikim për dashurinë

Intervista - - FACEBOOK VIP -

E nisi Ermal Mamaqi, pastaj Dafina Zeqiri dhe tani është radha e Alban Skënderajt të bëjë deklaratë për partneren e tij. Pas 7 vitesh lidhjeje me Miriamin, dashuria mes tyre ka patur gjithë kohën e duhur për t’u pjekur dhe intensifikuar duke e bërë çiftin një nga më jetëgjatët dhe më të lakuarit në shoubiz. Por dashuria nuk mund të ishte e plotë nëse nuk do të ndahej edhe me frutin e tyre, Amelinë, e cila ka vetëm pak muaj që ka ardhur në jetë. Dhe me gjithë angazhimet që për çiftin janë shumëfishuar tashmë, Albani gjen kohën për t’i kushtuar mamasë së vajzës mendimet që në këtë rast vijnë përmes një deklarate të bukur dashurie. “Çdo ditë më shumë në jetë është një bekim, falënderoj Zotin që më bekoi ta kaloj me ty” kanë qenët fjalët e këngëtarit që edhe në këngët e tij shquhet për tekstet e ndiera. Emocione të bukura këto që përcillen edhe pas kaq shumë kohësh qëndrimi bashkë. Kjo jep shpresë se dashuria ekziston dhe çfarë është më e bukur akoma, mund të zgjasë. Po, po, keni fjalën e Albanit dhe të Miriamit për këtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.