Nuk kanë fund aventurat me Çiljetën

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Shfaqja e saj disasekondëshe në klipin “Grande” të Noizyt, duket të ketë qenë si një paralajmërim se ajo vetë do të sillte shumë shpejt diçka të re. Dhe “e reja” është në rrugë e sipër. Të paktën kështu thotë Çiljeta, e cila përmes një fotoje shkëputur nga xhirimet, na lajmëron se po bëhet gati të sjellë videon e saj më të re. “Aventura” do të jetë titulli i këngës e cila vjen 3 muaj pas bashkëpunimit të suksesshëm me Filoreta Racin në “Big Booty”. Këtë herë bëhet fjalë për bashkëpunimin me artistin e ri Armend Ramadani, në klipin, xhirimet e të cilit po bëhen në Prishtinë. Por nëse në projektin parardhës u kuptua se cila ishte tema, për çfarë do të flasë këtë radhë Çiljeta? Me siguri, për ndonjë nga aventurat e saj që nuk mbarojnë asnjëherë. Pamjet “e nxehta” që ajo ka publikuar nga klipi i ri, paralajmërojnë për një Çili shumë seksi. Prisni, edhe pak ka mbetur!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.