Një artist si Hekuran Demaj

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Hekuran Demaj është një këngëtar i trendeve të reja në Kosovë, ai është nga Peja dhe, ndonëse ka pak kohë që merret me muzikë, duket sikur muzika është bërë njësh me të. Hekurani hyri në skenën e muzikës kosovare me dëshirën dhe pasio- nin e tij për të qenë pjesë e muzikës. Ai ka dy këngë në Youtube të cilat kanë marrë vëmendjen e duhur. “Ty të deshta” dhe “Zemra ime” janë dy këngë të cilat, sapo i dëgjon, të sjellin ndërmend atë impaktin që të krijon muzika e kombinuar me vargje dashurie, të cilat bashkë kanë sjellë në jetë këto këngë. Pasioni për muzikën, dëshira dhe në njëfarë mënyre edhe mundësia për t’u marrë më muzikë, kompletojnë figurën artistike të këngëtarit. Ai ka një projekt shumë të bukur në dorë, me të cilin do prezantohet në publik, një klip ku ka bashkëpunuar me emra të suksesshëm në krijimtarinë muzikore. Hekurani, mbështetjen e gjen te familja dhe te fansat e tij, të cilët e kanë ndjekur në çdo hap. Ai nuk harron të falënderojë Zotin, për zërin që i ka dhuruar sepse zëri dhe talenti, sipas tij, janë dy elementë që sjellin edhe suksesin e duhur. Suksese, Hekuran dhe sjellsh sa më shumë këngë të bukura në vazhdim!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.