OTR “rekruton” femrat më të bukura të shoubizit

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Kujtuat se vetëm Çiljeta dhe Enca? Jo, familja OTR synon siç duket “rekrutimin” e të gjitha femrave të bukura në shoubizzin shqiptar dhe radhën e ka Bleona. “From this moment on, I’m official OTR” shkruan ajo në Instagram, përbri fotos ku shfaqet me “kokën” e grupit, Noizyn.

Interesante, por jo edhe aq për t’u surprizuar, nëse kujtojmë se e fundit që u radhit si simpatizante e Noizyt, ishte trashëgimtarja e Top Channel-it, Lori Hoxha. Sipërmarrësja e familjes Hoxha u shfaq menjëherë ditën pas publikimit të klipi të ri, duke kërcyer në makinën e saj nën ritmet e këngës “Grande” të reperit. Armata e fanseve të muzikës së 30 vjeçarit sa vjen e po zgjerohet, duke e kthyer atë në preferencën absolute të të gjitha moshave që pëlqejnë repin në Shqipëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.