Ermal Mamaqi tregon tatuazhin e ri

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Me aq sa dimë, tatuazhet nuk kanë qenë ndonjëherë një nga fushat e interesit të Ermal Mamaqit, por ja që njeriu rritet dhe me rritjen, vijnë edhe këndvështrimet ndryshe. Tanimë, humoristi, moderatori, sipërmarrësi dhe gjithçkabërësi Mamaqi, ka tërhequr vëmendjen jo me ndonjë batutë të radhës, por me një ndryshim në trupin e tij. Po flasim për një tatuazh që vazhdon përgjatë gjithë krahut të tij të djathtë dhe që ai e demonstron pa kurrfarë pendese. Komentet shoqëruese kanë qenë pothuajse të gjitha në kundërshtim të plotë me ndryshimin e ri të Ermalit, madje ka patur nga ata që e kanë kritikuar për tatuazhin duke thënë se këto nuk janë veprime që i shkojnë një familjari si ai. Në vazhdën e tyre, edhe ne shpresojmë që kjo të jetë thjesht “batuta e radhës” nga Ermali sepse nuk do ta imagjinonim dot si ai kamionisti me birrën në dorë dhe gati për sherr, që ai luante në “Portokalli”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.