Ajo që nuk e dini për Gold Ag-un...

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Reperi nga Kosova është i njohur për tekstet e goditura dhe për numrin e madh të bashkëpunimeve me kolegët, por shumë pak ndoshta e dinë që ai ka edhe një pasion tjetër, jo aq të bujshëm sa ai për muzikën. Goldi është edhe një hartues i mirë fjalëkryqesh, gjë që e ka bërë prej një periudhe 8 vjeçare, në një nga gazetat më të njohura në Kosovë. Reperi i njohur ishte tërhequr për pak kohë nga ky angazhim për shkak të punës intensive me muzikën, por me sa duket i ka munguar dhe e ka gjetur veten prapë pjesë të tij. Ndërkaq, sa i përket anës profesionale, Gold Agu, pas bashkëpunimit të fundit me këngëtaren Shyhrete Beluli “Dashnia e nanës”, Gold Agu pritet të vijë me një tjetër bashkëpunim surprizë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.