Aliji: Gjaku më thërret!

Intervista - - SPORT -

Shqiptarët në futboll njohin vetëm dy kategori lojtarësh: protagonistët pozitivë dhe antagonistët. Në nivel kombëtaresh, shumë vetë i ndajnë futbollistët në dy grupe, në futbollistët me origjinë shqiptare që luajnë për Shqipërinë dhe “tradhtarët” që na kanë “braktisur” duke zgjedhur një komb tjetër. Shaqiri, G. Xhaka, Behrami, Kasami, Ahmeti e së fundmi edhe Shani Tarashaj zgjodhi Zvicrën. Listës së tyre të gjatë i shtohen edhe shumë futbollsitë të tjerë që luajnë në kombëtare të tjera, por ka edhe prej atyre që janë të destinuar për t’u bërë lider dhe idhuj të tifozerisë, si Naser Aliji. 22- vjeçari ka luajtur për Shpresat e Zvicrës dhe ka lindur në vendin helvet, por ka preferuar të luajë për Shqipërinë. Mbrojtësi i krahut të majtë që luan për ekipin e Bazelit, është pjesë e kombëtares së Shqipërisë. Aliji nuk preferon të japë shumë intervista, por ne patëm fatin t’i rrëmbenim këtë prononcim.

Eraldo Harlicaj: - Si je Naser?

Naser Aliji: faleminderit. - Çfarë po bën? - Asgjë të veçantë, përveç bisedës me ju.

- Pse jeni kaq tërhequr? - Në ç’kuptim? - Nuk parapëlqeni të dilni në intervista dhe

- Mirë,

i është pak e vështirë për t’ju arritur...

- Sepse parapëlqej të flas në fushën e lojës dhe të jem i përqendruar aty.

- Se mos doni të bëni si interesant...

- ( Qesh) Jo, jo, nuk e kam për natyrë. Është më shumë zgjedhje personale.

- Ishit përsëri pjesë e Shipërisë në dy ndeshjet miqësore...

- Po, e vërtetë. Jam shumë i lumtur për këtë fakt dhe po gjej vazhdimësi në thirrjet e trajnerit De Biazi. Tashmë jam i mësuar me këtë emocion, por është gjithmonë një nder për mua kur thirrem të përfaqësoj ven- din tim.

- Si shkoi ky grumbullim?

- Shumë mirë. Mendoj se jemi në rrugën e duhur.

- Me Austrinë nuk luajtët...

- Janë zgjedhjet e trajnerit dhe unë i pranoj gjithmonë.

- Çfarë emocionesh përjetuat nga ndeshja me Luksemburgun?

- Emocionet ishin të mëdha, pasi ishte ndeshja e parë në formacion dhe më duhej të zëvendësoja Ansi Agollin, një emër të madh për Shqipërinë. U mundova të bëja më të mirën, megjithatë jam i vetëdijshëm se mund të bëja edhe më mirë. Do ta quaja performancë pozitive në tërësi.

- Ishin këto dy teste që treguan forcën e vërtetë të Shqipërisë?

- Ne jemi një ekip që luajmë me shpirt, prandaj kam bindjen se kemi një forcë të pashtershme. Mendoj se mund të bëjmë diferencën edhe në Evropian.

- Me një Austri që na mposhti për 12 minuta dhe me një Luksemburg vetëm me 10 vetë, mendoni se janë të nxituara këto deklarata?

- Jo, aspak. Austria është ekip shumë i fortë dhe normalisht, janë më lart se ne, e pranojmë, por në pjesën e dytë, ne luajtëm më mirë se ajo. Me Luksemburgun ishim dominues; ata gjatë gjithë kohës ishin mbrapa në gjysmëfushën e tyre.

- Besoni se do të jeni pjesë e listës në Evropian? - Shpresoj të jem. - Sa emocionuese do të jetë për ju sfida e parë përballë Zvicrës?

- Shumë emocionuese, pasi kam lindur dhe kam mbajtur veshur fanellën e skuadrës helvete. Besoj dhe shpresoj që t’i mposhtim ata dhe ta nisim me këmbë të mbarë.

- Ju keni luajtur për Shpresat e Zvicrës... Pse zgjodhët Shqipërinë?

- Gjaku të thërret!

- Është krijuar ideja se e zgjodhët Shqipërinë pasi nuk ju thirri ekipi A i Zvicrës...

- Jo, jo, ky nuk është rasti im, pasi jam vetëm 22 vjeç... Besoj se e kupton ku dua të dal.

- Me Bazelin po gjeni pak hapësirë...

- Kthimi nga huazimi kur luaja për Vaduzin, ndikoi për keq. Shpresoj të fitoj më shumë minuta në vazhdim.

- E mendoni largim nga Bazeli?

- Dëshiroj më të mirën për vete.

një

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.