Ragni në dilemë, pas fjalëve të Shivanit

Intervista - - TELENOVELA -

Shivani i tregon Ragnit për jetën e mëparshme të Anmolit, duke i thënë se dikur ai ishte një njeri i gjallë, që i pëlqente kërcimi e argëtimi dhe se tani është i lidhur në këtë sakrificë që po jeton dhe është thjesht një hije e karakterit të tij të dikurshëm. Kjo gjë e fut Ragnin në mendime dhe ajo bindet se duhet ta lërë Anmolin të lirë të jetojë jetën e tij. Shivani është e lumtur që plani i saj ka filluar të funksionojë. Aleku e merr Shlokun me vete në lokalin ku punon dhe këmbëngul që ai nuk duhet ta shtyjë më martesën e tij, por duhet ta bindë Shivanin që të martohen sa më parë. Ragni shikon se Sakshi është e trishtuar dhe e pyet se çfarë ka. Sakshi i tregon për Tarunin. Anmoli i tregon Ragnit se Taruni po ndjek udhëzimet e tij dhe Ragni i kërkon t’ia heqë qafe Sakshit këtë siklet.

Aleku i dhuron Sakshit posterin e një bebeje, pasi ka mësuar se gratë shtatzëna është mirë të shohin foto bebesh. Sakshi i tregon se ajo e ka tashmë një foto të bukur dhe i tregon foton e tij me Kushin, por Alekut nuk i pëlqen që ajo mban foton e tyre. në konkursin e kërcimit dhe ajo, bashkë me Maltin nisin përgatitjet, duke marrë pjesë në një kurs të kërcimit salsa. Sakshi shikon Tarunin duke biseduar me Kushin e Tamanën dhe i kërkon atij të qëndrojë larg tyre. Nga ana tjetër, Anmoli, i këshilluar nga Ragni, i telefonon Tarunit, duke i kërkuar të mos i afrohet më Sakshit. Taruni tërbohet kur kupton se edhe një herë tjetër po i shkatërrohet ëndrra për t’u bërë i pasur. Sakshi u kërkon fëmijëve të mos flasin më me Tarunin. Shivani dëgjon Koshalian ndërsa flet me Vasundrën në telefon. Koshalia i tregon se si Anmoli dhe Ragni janë afruar me njëritjetrin ndërsa kërcenin dhe Shivani shokohet kur mëson më shumë mbi marërdhënien e atyre të dyve...

Ragni sheh Anmolin të përqafuar me Shivanin

Ragni vendos të divorcohet nga Anmoli pasi nuk dëshiron që ai të humbasë Shivanin. Aleku e gjen Shivanin ndërsa po përgjon bisedën e Anmolit me Ragnin. Aleku vazhdon të kujdeset për Sakshin, sikur ajo të jetë e sëmurë. Në sytë e Ragnit, Shivani përpiqet t’i qëndrojë sa më pranë Anmolit, në mënyrë që Ragni të mos heqë dorë nga vendimi i saj për ta lënë të lirë njeriun që do.

Shloku i propozon Shivanit për martesë, por ajo e refuzon unazën e tij, duke i thënë se e ka të pamundur ta harrojë dashurinë e saj të parë. Anmoli i lutet Ragnit ta ndryshojë vendimin e saj, por ajo është e vendosur për t’u ndarë, pasi nuk dëshironm që ai të sakrifikojë lumturinë e tij për shkak të saj. Ai shokohet kur ajo këmbëngul që ai të firmosë dokumentet e divorcit.

Taruni rrëmben Kushin e Tamanën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.