Shivani mëson të vërtetën për martesën e Anmolit

Intervista - - TELENOVELA -

Shloku i dërgon Shivanit në dhomë një buqetë me trëndafila të kuq, me një pusullë ku i shpreh dashurinë e tij dhe i kërkon të ecin përpara në lidhjen e tyre. Ai i lë takim në një restorant. Duke parë Anmolin të dalë nga dhoma e saj, Shivani mendon se lulet ia ka sjellë ai dhe lumturohet. Shivani shokohet kur sheh se në restorant nuk e pret Anmoli, por Shloku.

Vajzat e shtyjnë Ragnin të marrë pjesë

Shloku i bën një surprizë Koshalias dhe Maltit, duke u prezantuar Shivanin dhe arrin ta kapërcejë me mjeshtëri momentin kur Shivani u thotë atyre se ai nuk i pëlqen. Shloku i trregon Ragnit se e dashuron Shivanin dhe se ka vendosur të martohet me të. Ndërsa rregullon dollapin e saj, Ragni gjen varësen që i ka blerë Anmoli, bashkë me një letër nga ai. Ragni e vë në qafë varësen që mban inicialet e atyre të dyve dhe shkon drejt Anmolit. Tamana dhe Kushi i kërkojnë Ragnit që t’u bëjë një vëlla. Shivani i afrohet Anmolit dhe i thotë atij se ka vendosur të martohet me Shlokun. Duke parë se Ragni është aty, ajo e përqafon Anmolin, duke e shokuar Ragnin që e shikon nga l;arg këtë skenë.

Ragni dëgjon Anmolin duke i kërkuar Shivanit të ruajë sekretin. Koshalia është shumë e lumtur kur Vasundra i tregon asaj se Tamana i ka kërkuar Ragnit t’i bëjë një vëlla. Ragni vendos të sqarohet për konfuzionin e krijuar, duke ia kërkuar të vërtetën Shivanit dhe nis të qajë, kur kjo e fundit i tregon se në të shkuarën ka qenë e dashura e Anmolit. Vasundra shikon Sakshin duke folur me Tarunin, ndërsa del nga spitali dhe tërbohet. Ajo e pret Sakshin me këmbët e para në shtëpi dhe i kërkon asaj që të largohet. Ragni e pyet sërish Anmolin për të sh-

Ragni i thotë Anmolit se ajo ka nevojë që ta hedhë këtë hap. Anmoli firmos dokumentet, megjithëse me dhimbje, skenë në të cilën janë dëshmitare edhe dy vajzat e vogla. Anmoli niset për të ikur, si çdo ditë dhe Vasundra nuk e vë re se ai është në gjendje të keqe shpirtërore. Me dhimbje, Ragni shikon Anmolin ndërsa është duke u larguar. Indraxhiti kthehet nga Gjermania.

Tami dhe Kushi nisin të bisedojnë së bashku në lidhje me ato që po ndodhin dhe vendosin të japin ndihmën e tyre për të mos i lënë Ragnin e Anmolin të ndahen nga njëritjetri. Taruni përfiton që fëmijët kanë dalë nga shkolla dhe i rrëmben ata. Ai i telefonon Sakshit dhe ajo, e tmerruar vrapon të shpëtojë fëmijët, por ai e qëllon dhe e detyron t’i telefonojë Vasundrës dhe ta shantazhojë se, për të marrë fëmijët duhet të paguajë 50 lakë. Ndërsa të gjithë janë të shqetësuar sepse nuk po gjejnë ku janë dy vajzat, Sakshi i telefonon Vasundrës dhe i jep mesazhin e Tarunit.

Duke iu bindur urdhërave të Tarunit, Sakshi shantazhon familjen Raxhvanxh, por Ragni nuk e beson se ka qenë ajo që i ka rrëmbyer fëmijët. Me ndihmën e policisë, Taruni kapet dhe arrestohet. Prakashi përpiqet të qetësojë Vasundrën, ndërsa Ragni i shpreh më në fund Anmolit ndjenjat e saj...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.