Xhihani kthehet me Dilarën

Intervista - - TELENOVELA -

Në dyqanin e Gylserenit, fshehurazi, Hazalli shkruan një mesazh nga telefoni i Gylserenit, por ndihet shumë keq pas asaj që bën dhe i kërkon të falur së ëmës pa i treguar se çfarë ka bërë. Gylsereni habitet me sjelljen e saj. Hazalli largohet duke qarë. Osmani nis punën në shtëpinë Gyrpënar, i punësuar nga Xhandani. Ai afrohet më shumë me Eminen, për të mësuar sa më shumë se çfarë ndodh në këtë familje. Përballë Rahmiut, Hazalli mbron Gylserenin, por ai vazhdon ta kërcënojë se nëse i fshin mesazhet që ka dërguar nga telefoni i së ëmës, ai do ta denoncojë në polici.

Alperi i kërkon Xhandanit të marrë përsipër çështjen e tij kundër Dilarës. Xhandani i thotë se nëse i sjell raportin e ADN-së, që vërteton se ai është vëllai i Dilarës, për një vit do ta kenë përfunduar procesin gjyqësor. Jëlldërëmi ua bën të qartë Dilarës dhe Xhihanit se shkurorëzimi i tyre është shumë i dëmshëm për ta në gjyqin që ka hapur Ozkani. Rahmiu i tregon Dilarës se po vazhdon me planet e tij për të ndarë Xhihanin me Gylserenin, por pa i treguar se çfarë konkretisht.

E nxitur nga gjyshi i saj, Hazalli shkon te Xhihani dhe i thotë se, kur ishte në dyqanin e Gylserenit, e gjeti atë të kapur përdore me një burrë. Xhihani nis të qeshë, pasi ai tashmë ka punësuar një roje në dyqanin e Gylserenit dhe e di se kjo nuk është e vërtetë. Xhihani e pyet Hazallin nëse ky është një plan i gjyshit të saj, por Hazalli thotë se jo dhe i tregon mesazhin që vetë ka dërguar nga telefoni i Gylserenit në të sajin dhe ku gjoja Gylsereni i kërkon Hazallit të mos i tregojë askujt për këtë që ka parë.

I zemëruar me shpifjet e së bijës, Xhihani e merr atë me pahir dhe së bashku shkojnë në dyqanin e Gylserenit. Kur shikon mesazhin, Gylsereni qëllon Hazallin dhe i thotë Xhihanit se, nëse e beson atë mesazh, le të zhduket edhe ai. Atëhere Hazalli shpërthen dhe thotë se ai që e ka shtyrë ka qenë gjyshi i saj. Xhihani shkon në shtëpi dhe nis t’i bërtasë Rahmiut, i cili bën sikur i bie infarkt dhe e dërgojnë në spital. Pasi kalon rreziku për jetën, Xhihani nuk pranon të futet në dhomën e tij.

Hazalli i kërkon të falur Gylserenit dhe i lutet ta marrë atë natë në shtëpinë e saj. Gylsereni përpiqet që Xhansuja të mos e mësojë se çfarë ka ndodhur, megjithëse kjo e fundit e pyet vazhdimisht. Xhansuja përpiqet t’i qëndrojë afër Hazallit që tashmë ndihet e shk a t ë r r u a r. Xhihani e detyron Hazallin që të tregojë para Ozanit dhe Dilarës s e çfarë k a ndodhur, gjë që i shokon këta të dy.

Dilara, pasi mëson se Rahmiu ka shantazhuar Hazallin, e përzë atë nga shtëpia. Debatin e tyre, që ka shumë detaje, e dëgjon Osmani, i cili e regjistron bisedën dhe ia çon atë Xhandanit, e cila e paguan për shërbimin e tij. Xhihani i tregon Xhansusë për mesazhin që ka çuar Hazalli nga telefoni i Gylserenit, por pa i treguar se ka qenë Hazalli ajo që e ka vënë zjarrin në stallën e kuajve.

Rahmiu i telefonon Xhihanit për t’i kërkuar të shkojë tek ai të marrë fotografitë e së ëmës dhe së motrës së vdekur. Xhihani i thotë se është ai fajtor që motra, të cilën e shiti te një burrë për të larë borxhet e kumarit, vrau veten. Rahmiu i kërkon të falur, por Xhihani ikën pa e falur. Pas kësaj, Rahmiu merr pistoletën dhe shkon në varrin e së bijës. Ai tenton të vrasë veten, por nuk ka forcë për ta bërë. Alperi shkon në shtëpinë e Dilarës kur ajo nuk është dhe hu- fshe- razi, merr furçat të e saj dhëmbëve, për të bërë analizën e ADN-së.

Xhandani dhe Jëlldërëmi nisin luftën e tyre në gjykatë për fitimin e çështjes, që Xhandani duket se i ka të gjitha shanset për ta fituar. Jëlldërëmi u kërkon të falur Dilarës e Xhihanit dhe u thotë se po të duan, mund të marrin një avokat tjetër. Jëlldërëmi propozon që Xhihani të tërheqë kërkesën për divorc për një kohë të caktuar, gjë që i pëlqen Dilarës, përndryshe do ta humbasin përgjithmonë Xhansunë. Gylsereni i propozon Xhihanit të tërheqë kërkesën për shkurorëzim, të marrë Xhansunë në shtëpi dhe ta sjellë Hazallin tek ajo, pasi vetëm kështu mund ta fitojnë gjyqin. Osmani e njofton Xhandanin për gjithçka që ndodh në shtëpinë e Dilarës. Të dyja vajzat nuk e pranojnë dot vendimin për t’u kthyer në shtëpitë e mëparshme, por janë të detyruara nga kushtet që ta bëjnë këtë.

Kerimani gjen videon ku Ozkani i hidhte benzinë vetes. Ajo i bën shantazh të vëllait se, nëse nuk i jep gjysmën e shpërblimit, do ta shpërndajë atë ose do t’ia çojë Xhihanit, gjë që i prish shumë punë atij me gjyqin. Dilara është shumë e lumtur që më në fund familja e saj u bashkua, por gjendja është e nderë në të dyja familjet dhe Xhihani ia bën të qartë asaj se mes tyre nuk mund të ketë më kthim. Dilara organizon një festë në shtëpi, për të reklamuar rikthimin e saj me të shoqin.

Hazalli, e cila tashmë mendon se askush nuk e do, sillet shumë keq me Gylserenin dhe nis të shoqërohet me një motorrist...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.