Alarm për ushqimet në botë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Një alarm i vërtetë në gjithë botën! Në 57 vende u konfiskuan më shumë se 10 mijë tonë ushqime të fallcifikuara dhe ilegale. Gjatë kontrollit të realizuar nga bashkëpunimi i Interpolit me Europolin, u gjendën të brendshme të pulës të vëna në formalinë, ullinj të lyer me sulfat bakri ( që përdoret edhe si pesticid) dhe mish majmuni.

Ky operacion me emrin Opson V regjistroi një rekord përsa i përket sasisë së ushqi- meve të konfiskuara. Vjet, Orson IV kishte bërë të mundur konfiskimin e 2500 tonë ushqimesh të falsifikuara. U realizuan shumë arrestime në gjithë botën dhe hetimet vazhdojnë, shtoi Interpol, pa saktësuar numrin e të arrestuarve. Afro 9 tonë sheqer i ndotur me kimikate u kap në Hartum (Sudan). Në Itali, policia konfiskoi 85 tonë ullinj të lyer me sulfat bakri (gurkali), që të bëhen të bukur në pamje, shpjeguan zëdhënësit e Interpolit, qendra e të cilit gjendet në Lion, Francë. Në Tajlandë, policia arriti të zbulojë një rrjet pas arrestimit të një personi që po transportonte katër tonë mish që kishin hyrë ilegalisht nga India. Hetuesit më pas sh- katërruan më shumë se 30 tonë mish viçi dhe bualli, që ishte i papërshtatshëm për konsumim dhe që ishte i destinuar të shitej në supermarket.

Doganat e aeroportit Zavendem të Belgjikës zbuluan shumë kilogramë mish majmuni, ndërsa në Francë u konfiskuan shumë kilogramë karkalecë dhe krimba. Ndërmjet shumë shembujve që përmenden në komunikatën e Interpolit është edhe konfiskimi në Indonezi i 70 kilogramë të brendshmesh pule që mbaheshin në formalinë, prania e së cilës nëpër ushqime është e ndaluar. “Ushqimet dhe pijet e falsifikuara dhe të cilësisë së keqe përbëjnë një kërcënim për shëndetin dhe sigurinë”, deklaroi Majkëll Elis, kreu i njësisë që merret me luftën kundër mallrave ilegale dhe të falsifikuara në Interpol. Në vazhdim ata kanë publikuar një video në të cilën shihet se si grihen ushqimet edhe në betoniera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.