Petulla me mollë

Inës kuzh ii Kënd

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Përbërësit 120 mililitra ujë Vaj për skuqje 125 gramë sheqer 1 vezë 100 gramë miell 4 mollë Përgatitja Hidhni miellin në një tas dhe shtoni ujë. Rriheni pak vezën dhe shtojeni në përzierje. Lëreni mënjanë. Qëroni mollët dhe hiquani zemrën me një thikë të mprehtë, ose me një vegël të përshtatshme, pa i prishur, në mënyrë që kur të pritet horizontalisht, të dalin feta të rrumbullakëta me një vrimë rrethore në mes. Nxehni vajin, zhytini fetat e mollës në brumin e petullave dhe skuqini. Kthejini dhe skuqini edhe nga ana tjetër. Nxirrini nga vaji, vërini në një letër thithëse dhe spërkatini me sheqer pluhur, në momentin që do t’i shërbeni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.