Sa njohuri keni për dhimbjet gjatë periodave?

Intervista - - TEST -

1. Dhimbjet gjatë periodave janë normale: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

2. Dhimbjet menstruale konsiderohen jonormale (dismenorre), kur: a. Nuk veprojnë ilaçet për qetësimin e dhimbjeve. b. Dhimbja fillon në ditën e parë të periudhës menstruale. c. Dhimbja zgjat gjatë gjithë periodave. d. Dhimbja të pengon të kryesh aktivitetet normale.

3. Cila nga simptomat e mëposhtme është shenjë e dismenorresë? a. Të vjellat b. Marramendja c. Dhimbjet e kokës d. Të gjitha më sipër

4. Dhimbjet e periodave përbëjnë shkakun e dytë të mungesave në shkollë, apo në punë të grave në të 20-tat. a. E vërtetë b. Gënjeshtër

5. Gratë me dhimbje periodash, duhet ta evitojnë seksin: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

6. Dhimbjet e periodave mund të shkaktohen nga endometrioza, një gjendje që ndodh kur indet endometriale, që veshin mitrën, fillojnë: a. Të enjten. b. Të rrjedhin gjak. c. Të kalcifikohen. d. Të zhvillohen në pjesë të tjera të trupit.

7. Dhimbjet e periodave mund të shkaktohen edhe nga fibrozat, që janë: a. Tumore beninje të mitrës b. Tumore malinje të mitrës c. Një lloj cisti i vezoreve d. Asnjë nga më sipër

8. Duhet shkuar te doktori nëse ke ngërçe të forta menstruale që zgjasin: a. Më shumë se një ditë. b. Më shumë se dy-tre ditë. c. Gjatë gjithë periodave. d. Dy perioda rresht.

9. Keni më shumë gjasa të keni dhimbje menstruale ose ngërçe për një kohë të gjatë, nëse: a. Pini duhan. b. Pini alkool. c. Keni menstruacione të bollshme. d. Të gjitha më sipër.

10. Gjatë cilës fazë të ciklit ndodhin më shpesh dhimbjet menstruale? a. Gjatë ovulimit b. Menjëherë pas ovulimit c. Kur veza lëviz nëpër tubat e Fallopit d. Kur mitra heq shtresën e saj të brendshme

11. Akupunktura dhe akupresioni mund të ndihmojnë në parandalimin e dhimbjeve të periodave: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

12. Cila nga substancat e mëposhtme mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve menstruale? a. Tiamina b. Kafeina c. Kloruri i natriumit (kripa) d. Goma guar

13. Meditimi dhe teknikat e tjera të reduktimit të stresit mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve menstruale: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

14. Ilaçet anti- inflamatore josteroidale ( NSAID) mund të lehtësojnë dhimbjet menstruale. Cila nga të mëposhtmet është një NSAD? a. Estrogjenet b. Ibuprofeni c. Tetraciklina d. Asnjë më sipër

15. Cili nga trajtimet e mëposhtme kundër dhimbjeve menstruale hollon veshjen e brendshme të mitrës? a. Ilaçet NSAID b. Pilulat kontraceptive c. Asnjë nga më sipër

16. Dhimbjet menstruale mund të lehtësohen pas lindjes së fëmijëve: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

PËRGJIGJET

1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Sipas Kongresit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, shumica e grave kanë ndonjë bezdi gjatë periodave dhe më shumë se gjysma kanë dhimbje një ose dy ditë çdo muaj.

2. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Në këto raste, dhimbjet menstruale janë aq të forta, sa të pengojnë të kryesh aktivitete normale dhe bëhet fjalë për dismenorre. Në shumicën e rasteve, ato mund të trajtohen.

3. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Simptomat potenciale të dismenorresë përfshijnë ngërçet ose dhimbjet në fund të barkut, ose në fund të shpinës, një ndjesi si “tërheqje” në brendësi të kofshëve, diarre, të përziera, të vjella, marrje mendsh dhe dhimbje koke.

4. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Sipas Institutit Amerikan të Shëndetit, ato nuk përbëjnë shkakun e dytë, por shkakun e parë të mungesave të vajzave në shkollë dhe në punë.

5. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Në përgjithësi, gratë me dhimbje periodash nuk duhet ta evitojnë seksin, bile te disa gra, orgazma mund të lehtësojë ngërçet menstruale. Megjithatë, ka disa raste të caktuara kur një grua këshillohet të evitojë seksin, kështu që flisni me doktorin tuaj nëse keni dyshime.

6. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Në rastin e endometriozës, indet endometriale formohen në pjesë të tjera të trupit, si në vezore, fshikëz, në zorrën e trashë dhe në sipërfaqen e jashtme të mitrës. Këto mund të shkaktojnë dhimbje në bark.

7. Përgjigjja e saktë

është a-ja.

Fibromat mund të formohen jashtë, brenda, ose në muret e mitrës dhe mund të shkaktojë dhimbje dhe hemorragji gjatë periodave.

8. Përgjigjja e saktë

është b-ja.

Kongresi Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve këshillon të shkoni te doktori nëse keni ngërçe të forta menstruale që zgjasin më shumë se dy-tri ditë. Ju, gjithashtu, duhet të shkoni te doktori nëse keni temperaturë, sekrecione vaginale të pazakonta, që mbajnë erë të keqe, ose të shtuara dhe nëse periodat ju vijnë me më shumë se një javë vonesë, ose nëse dhimbjet ndodhin jo në periudhën e menstruacioneve. Telefonojini doktorit nëse ju kanë vënë sterile kohët e fundit, nëse keni copëza të koaguluara të gjakut, ose simptoma të tjera që shoqërojnë dhimbjen.

9. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Gratë kanë më shumë gjasa të kenë dhimbje menstruale të zgjatura nëse kanë shumë hemorragji, nëse pinë duhan, ose alkool. Ato gjithashtu kanë më shumë gjasa t’i kenë ato nëse u kanë ardhur periodat e para në moshë të hershme (më herët se 11 vjeçe), ose nëse periodat zgjasin pesë ditë ose më shumë.

10. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Periodat fillojnë kur mitra heq shtresën e brendshme, që trupi i gruas e përgatit çdo muaj për të pritur vezën e pllenuar. Pikërisht në këtë kohë fillojnë edhe dhimbjet e periodave.

11. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Sipas Kongresit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, akupunktura dhe akupresioni mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të periodave, por jo t’i parandalojnë ato.

12. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Sipas Kongresit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, tiamina (vitamina B1) mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve menstruale, megjithëse nuk i parandalon ato. Tiamina gjendet te drithërat, tek arrat dhe te mishi. Gjithashtu, mund të ndihmojnë vitamina B6, si edhe tabletat me kalcium e magnezium.

13. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Meditimi, joga dhe teknikat e tjera për reduktimin e stresit mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve menstruale, ashtu si edhe fizkultura dhe gjumi i mjaftueshëm.

14. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Ilaçet NSAID, si ibuprofeni dhe naprokseni, mund të blihen në farmaci për të qetësuar dhumbjet menstruale. Ato funksionojnë më mirë nëse ju filloni t’i merrni sapo të shfaqen simptomat e para të dhimbjeve, ose në ditën e parë të periodave. Disa njerëz nuk duhet të pinë NSAID, si për shembull kur vuajnë nga një hemorragji, nga ulçera, nga dëmtime të veshkave apo të mëlçisë. NSAID gjithashtu mund të ndërveprojnë me ilaçe të tjera që mund të merrni, prandaj, në këto raste, këshillohuni me doktorin.

15. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Pilulat kontraceptive dhe metodat e tjera të kontracepsionit hormonal ndihmojnë në kontrollimin e rritjes së veshjes së brendshme që krijon mitra, kështu që prodhohet më pak hormoni prostaglandin. Pakësimi i këtij hormoni do të thotë më pak kontraksione dhe më pak dhimbje.

16. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Çdo grua ka më pak dhimbje periodash pasi lind fëmijë, ose me kalimin e moshës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.