5 qytete të bukura ballkanike

Intervista - - TURIZEM -

Kësaj radhe do të flasim për qytete shumë afër nesh, të cilat mund t’i vizitojmë fare mirë me makinë. Kështjella përrallore, lumenj të kulluar, ura me hark, pazare ballkanike, sharm mesjetar, folklor otoman dhe pamje romantike: Ky është Ballkani dhe këto pamje i zbulojmë duke iu larguar kryeqyteteve. Përralla në Bosnjë, kështjella në Shqipëri, lumenj

në Bullgari, qytete brenda kështjellave në Kroaci dhe në Mal të Zi. Nëse nuk i keni viz

ituar akoma, mos lini rastin pa i parë...

Minusi i vetëm janë çmimet pak të kripura (20-25 euro për ushqimin), por nëse doni t’u shpëtoni atyre, duhet të dilni jashtë mureve të kështjellës, në qytetin modern, ose në port, me tavernat më “origjinale” kroate. Nëse doni ta shihni qytetin nga lart si në pëllëmbë të dorës, mjafton të zini dhomë në një nga lagjet që ndodhen mbi kodrën e qytetit. Dubrovniku është i mrekullueshëm edhe për të bërë plazh, në verë. dorës dhe do t’ju mahnisë me bukurinë e tij. Jashtë qytetit të vjetër keni tregun ku mund të blini peshk të freskët, fruta, djathë vendi, verë dhe pastërma, që është karakteristikë e qytetit, pasi në dimër bën pak ftohtë. Nëse shkoni me makinë, mos lini pa bërë xhiro rrotull gjirit dhe pak kilometra më tutje do të shihni qytete mesjetare të ruajtura për mrekulli ( dhe monumente të UNESCO- s), si Perasti ( të cilin mund ta shëtisni me biçikletë, sepse nuk lejohen makinat) dhe Herceg Novi, ndërkohë që afër, në Tivat, është ndërtuar edhe Porto Montenegro, me jahte luksoze dhe dyqane, hotele dhe rrugë moderne. Patjetër, rrugës për në Kotorr do të vizitoni Ulqinin, Budvën dhe Shën Stefanin, etapa të detyruara të udhëtimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.