Më mrekullon

Intervista - - POSTA -

Bledi Ylli Ëmbëlsisht ndihem mirë te ti, Kur trupi yt ngrohtësi më dhuron. Me emocionet e forta që ke ti. Shuan llavën sa nuk është vonë. Ngrohmë me nxehtësinë e pashuar, Kur ti puth e klith me zë bilbili, Në strofkën tënde, pambuk i butë. Në një shtrat me petale trëndafili. Të puth, të përkëdhel në buzë e faqe Në shpirtin e trupin që më ka lulëzuar, Kur marr nga ty ndjesinë e paqes, Teksa trupat shkrihen duke dashuruar. Të ndjej në kulmin e kënaqësisë, Përvëlimin e llavës që vlon në lakuriqësi. Je i gjithë imi, që më mrekullon, Me zjarrin brenda, prush e shkëndijë...

Luljeta Gj. Pashollari

Përgatiti faqen:

Bledi Ylli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.