Fjala ime!

Intervista - - POSTA -

Bledi Ylli Fjala ime, sa herë gjen burime, shtegton e pastër nëpër dredhime, shëmbëllen jetë e përjetime, e çon shpresë ndër mendime jetime. Në shqotën e kohëve që shkuan, në zymtësi e shkretëtirë pa perëndime, ti e gjete muzën që shkrepi prapë agime, në ato vezulluese frymëzime. Kurrë nuk mbete shurdhmemece, ndonëse e mbështjellë prej pluhurit, do të të duan një kohë, do jesh e varur, si leckë mbi plagën e hapur! Fjala ime, mos u çapit udhëve, edhe kur të mos jem, diku do jem, kundro botën si një vend parajsor, dhe kthehu nga erdhe, në gjirin atëror.

Isidor Koti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.