Motiv i zjarrtë

Intervista - - POSTA -

Do të të mbaj unë ty patjetër Sepse ti flet në timin shpirt Të kam ty muzën më të vjetër E çdo ditë zemrës ma bën flirt! S’të iki dot. Edhe nuk dua Le të jem rob i shpirtit tënd Ti je motiv i zjarrtë për mua E të të humb s’e kam ndërmend... Ti e njeh mirë gjithë botën time Atë që unë s’e njoh aq mirë Dhe në momentet më intime Ti je pasion, vullkan, dëshirë! Vërshoj me vrullin e një rrëkeje Kur ndesh ata, të buk’rit sy Jeta ime filloi pranë teje Le të mbarojë e gjithë aty! Do të të mbaj në pëllëmbë të dorës Me t’mijat puthje ditën të nisësh. Njeriu është, si punë e orës E ti di mirë të më kurdisësh!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.