Dritë e frikësuar!

Intervista - - POSTA -

Po shndrit dritë e frikësuar, drita që duam natë e ditë, e ditë e natë, pa sahat, sikur çdo gjë të ishte dritë. Kështu, të kaluarën do ta kishim harruar, ndonëse çdo trishtim e lë një portë hapur, sepse e tashmja nuk është më e mira, prandaj e ardhmja del vetëm nga vullnetet tona. Me dritë nuk do të ishim pa vaj, as pa lot, as perëndimi nuk vjen ashtu kot, drita e lartë mbush e zbraz tokën sot e mot. por ne jemi poshtë, oh, sa poshtë! Në centralin e ndërgjegjes nuk ka punëtorë, me siguri, i ka zënë gjumi! nuk po bie asnjë alarm që t’i zgjojë, nata vazhdon, ne shohim ëndrra të zbehta!

Isidor Koti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.