PYESNI NJËRI- TJETRIN Pyetjet e reja...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përsëri krime në familje, vret djali babain për një femër, vret burri të shoqen... S’e kuptoj, kjo ndodh për arsye se ne nuk kemi shtet dhe bëjmë krime kur të duam, apo përfundimisht ne nuk bëhemi si popull? Dafina.

- Shosh shpesh që flitet për inçestet në familje: babai me vajzën, nëna me djalin, më duket e tmerrshme. Mendoj se në thelb nuk kanë lidhje gjaku, do jenë fëmijë të jashtëligjshëm. Ju, si e shikoni këtë gjë?

- Më thoni pak, a ka ndryshuar mentaliteti ynë në gjithë këto vite demokraci, apo jemi kthyer mbrapsht në kohë? Ermira.

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- Një gjë nuk e kuptoj, çfarë fshihet pas kësaj proteste te liqeni, se tani jam bërë lëmsh? Ne shkojmë të mbrojmë atë copë park të vogël që kemi, por më duket se ne jemi thjesht mish për kasap, se të tjera interesa ka aty...

- Ne populli shkojmë vërtet për të mbrojtur atë park të vogël që kemi, sepse ne nuk shquhemi si vend që kemi shumë gjelbërim, se jemi popull dembel dhe kemi lënë tokat djerrë, por problemi është se ata që janë mbi ne, na shfrytëzojnë, atyre nuk u intereson shumë parku, por posti i tyre. Ne jemi thjesht masha e tyre, asgjë më tepër. Bashkimi.

- Si nuk ju vjen turp? Sa vjen njëra parti në fuqi, në rastin më të parë që del një problem, tjetra parti bën të pamunduren ta rrëzojë. E njëjta gjë ndodh edhe me tjetrën parti. Si nuk menduan një herë vërtet për këtë vend dhe për ne, popullin e shkretë? Në djall vafshin! Dritani.

- Si mendoni ju, media vizive na mirinformon apo na çorienton më shumë me mashtrime? Arturi.

- Mendoj se mediat shqiptare janë pothuajse politike, thonë kot që janë të pavarura. Mjafton të lexosh një gazetë, një revistë apo të shikosh një program të caktuar në televizion dhe e kupton se çfarë krahu mban nga ana e politikës. Ilia

- Vetëm mediat e vogla janë të mira, vetëm se bëjnë një gabim japin të njëjtin film çdo ditë haha. Bang bang.

- Mediat janë të blera, nuk i shërbejnë opinionit publik, por punojnë për ata që i financon më shumë. Në shumicën e rasteve, kam parë që na çorienton media. Në vend që të na ndihmojë, i fut në luftë shqiptaret me njëri-tjetrin dhe nuk shikon të ndjekë politikanët si vjedhin vendin e tyre. Loni.

- Më mirë i suksesshëm apo i vlefshëm në këtë jetë? Denisi.

- Nëse je i suksesshëm, sigurisht që je edhe i vlefshem, s’e kuptoj këtë pyetje. E njëjta gjë më duket, ku qëndron ndryshimi?! Vera.

- I vlefshëm, sepse nuk mund të jesh i suksesshëm nëse nuk transmeton vlera në atë çfarë bën apo te njerëzit që ju rrethojnë. Ah, ka dhe përjashtime, të suksesshëm bëhen edhe kriminelët, pa qenë fare të vlefshëm. Kozeta.

- Kam një pyetje, a bëhesh apo lind terrorist? S’i kuptoj këta lloj njerëzish... Aroni.

- Nuk mendoj se dikush lind terrorist, të gjithë fëmijët janë të pafajshëm. Bëhen me kalimin e kohës. Dikush nga një abuzim i ndodhur në fëmijëri, dikush sepse shoqërohet me shoqëri të keqe, dikush e ka të ushqyer nga familja, dikush nga bindje të gabuara të sekteve, jo fetare. Pra, dikush e zgjedh këtë rrugë dhe janë psikopatë ata që bëhen terroristë. Bora.

- Cilit do t’i jepnit dënimin me të rëndë, kriminelit që vret apo një mashkulli që përdor femrat për prostitucion? Laura. INTERVISTA - 1151

9.4.2016

- Rrjepje e lëkurës dhe avash që ta ndiejë mirë dhimbjen dhe më pas t’ua hedhësh qenve në rrugë. Bora.

- Burgim i përjetshëm dhe mes burrave më perversë, që të përdhunohet ditë e natë. Këta persona mirë që nuk kanë logjikë dhe zemër, por të paktën të mendojnë se kanë lindur nga një femër dhe nuk duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Më shpejt fal një kriminel sesa një tutor. Garipi.

- Përse ISIS-i sulmon vetëm vendet ku ka më shumë myslimanë, ndërkohë që thonë se luftojnë në emër të Zotit e të islamizmit? Sonila.

- Pyetje me mend Sonila, këtu kuptohet që ata nuk janë muslimanë të vërtetë. Ata duan ta përdhosin këtë fe të madhe, janë kriminelë përversë dhe meritojnë ferrin. Me qenë aq fetar fanatikë, do sulmonin ndonjë vend katolik, por ata sulmojnë vetëm vendet ku ndodhen myslimanët e vërtetë. Agroni.

- Cilat janë tre gjërat që e prishin më shumë një njeri? Bashkimi.

- Paraja, mendjemadhësia dhe injoranca. Davidi.

- Dembelizmi sepse është nëna e gjitha të zezave dhe jo vetëm tre gjërave. Sonila.

- Hipja e vetes në qejf, dembelizmi dhe kurvllëku. Anila.

- Si do të reagonit po të kuptonit se komshiu përballë ushtron dhunë mbi të ëmën? Jam e shokuar! A duhen dënuar këta persona me burg të përjetshëm? X anonime Tiranë.

- Do ta denoncoja në polici qoftë edhe fshehurazi, ama do reagoja sepse nuk tolerohet kjo gjë. Është e tmerrshme ku ka arritur shoqëria shqiptare! Nëna është figurë e shenjtë, duhet mbajtur në pëllëmbë të dorës, jo të qëllohet. O Zot, as nuk mund ta imagjinoj një gjë të tillë. Ai duhet varur me litar që të marrin shembull gjithë të tjerët që bëjnë këtë punë. Nasi.

- Kam zënë mat kushërirën time duke çatuar me burrin tim. Si do të vepronit ju me këta persona? Ai më ka kërkuar falje, por a duhet t’i besoj më? Julia.

- Do t’ia shkulja leshtë prej kokës dhe më pas do ta lija edhe tim shoq. S’ke ç’e do një burrë të tillë në krah. Ne e dimë që tradhtojnë gjithë burrat, por të paktën të kapte ndonjë femër larg nga fisi, larg nga komshinjtë, larg nga ti, por jo në fisin tënd. Ky është dyfish zhgënjim dhe ofendim. Nuk qenka burrë, por maniak. Vesa.

- Po çfarë faljeje, moj motër? Ndaje një herë e mirë dhe thuaji “e gëzofsh kushëriren time!”. Kështu ia nxjerr bojën edhe kushërirës tënde që të ngelë gjithë jetën vetëm e të mos e dojë as familja. Mirë burrat se e dimë që janë si puna e qenit, nuk pyesin fare gjej vrimë e fut, por kushërira jote, asaj nuk i falet fare, se e ke gjak, e ke tënden, por qenka kokrra e kurves, meritojnë njëri-tjetrin, më dëgjo mua. Nikolini.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.