Shes me çantë shpine. Duhet të pajisem me kasë fiskale?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një pyetje përsa i përket pajisjes me kasë fiskale. Unë shes produkte me çantë shpine, domethënë, shkoj derë më derë dhe shes produktet e mia, kryesisht kozmetike. Dy herë një punonjës i tatimeve më ka ndaluar dhe më ka kërkuar që ta deklaroj si biznes dhe të kem kasë fiskale. A është e vërtetë që edhe unë duhet të kem pajisje fiskale? Zotëria nga Tirana.

- I nderuar zotëri, pranë Drejtorisë së Tatimeve mësuam se edhe ju duhet të pajiseni me kasë fiskale. Më poshtë po ju citoj ligjin për ju dhe për të gjitha ata që shesin produkte si ju:

- Ligji thotë: Këto subjekte shesin për publikun e gjërë duke i ofruar shitjet e tyre derë më derë. Ata duhet të pajisen dhe të përdorin pajisje fiskale të lëvizshme dhe të presin kuponin tatimor për çdo shitje të realizuar. Mallrat nga magazina dalin me një faturë tatimore shoqëruese me çmimet e magazinës, me shënimin për shitjet derë më derë, me sasi dhe çmim të mallrave në magazinë dhe pjesa e pashitur e tyre kthehet në magazinë për t’u bërë hyrje po me çmimet e daljes (magazinë), të shoqëruar gjatë rrugës edhe me kopjet e kuponave të shitjeve të realizuara të cilat shërbejnë për efekt kontrolli gjatë rrugës nga organet e kontrollit. Pra, siç e shikoni, edhe ju jeni i detyruar të pajiseni me kasë fiskale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.