Faqja e enjtur

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Motra dhe qumështiMotra dhe

qumështi

- Kam parë në ëndërr motrën time duke pirë qumësht. Unë i thashë: “Po ti nuk e pi kurrë qumështin, si ka mundësi?”. Më tha që nuk ndihej mirë shpirtërisht, ndaj i dhimbte stomaku. A ka ndonjë kuptim kjo ëndërr? - Sigurisht që ka një kuptim, do të thotë që motra juaj po vuan vërtet. Ajo ndihet bosh dhe ka nevojë për dikë që t’i qëndrojë afër, ta ngacmojë pak, që të nxjerrë atë çfarë e mundon. Qumështi është përbërës qetësues dhe ushqyes, pra, kjo ëndërr tregon se ajo ka nevojë për diçka të tillë, por nga një person, nga ju, për shembull. Nëse nuk ka lidhje me motrën tuaj, atëherë kjo ëndërr kalon automatikisht te ju, që do të thotë se jeni ju ajo që keni nevojë për motrën tuaj dhe për t’u hapur me të.

Fëmijët dhe ish-i dashuri

- Kam parë në ëndërr sikur luaja me tre fëmijë të vegjël dhe përballë meje ishte ish- i dashuri im me tre shokët e vet, që po hanin bukë. Duke lozur, një nga fëmijët më ra poshtë nga një lartësi e madhe. Në atë moment, më erdhi ish- i dashuri dhe më tha: “E shikon se çfarë bëre? Ti mezi mban një fëmijë të huaj, jo më të bësh fëmijë ti!”. Unë i thashë se fëmija ra vetë. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr, ju lutem? Aleksja. - Të shohësh fëmijë në ëndërr tregon një pjesë të karakterit tuaj të dlirë, të çiltër e të pastër, dëshirën për të qenë nënë, por në të njëjtën kohë, plane për të ardhmen. Kjo ëndërr tregon që një pjesë e juaja ka ngelur në të kaluarën, dëshirat që keni patur në atë kohë nuk ju janë realizuar dhe kjo, në njëfarë mënyre, ju ka ngelur peng. Por ëndrra tregon që çfarëdo të ketë ndodhur, ka qenë për të mirën tuaj. Ai fëmijë që ka rënë jeni po ju, ana e brishtë, që mund të ishte lënduar shumë keq nëse do të ishit akoma me atë person. Prandaj, duhet të gëzoheni për faktin që ka ndodhur dhe nuk jeni më me të. Nuk ishte për ju, ndaj mos e mendoni më. Gjithë të mirat! - Kam parë në ëndërr sikur faqja e djathtë më ishte enjtur. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?

- Duhet të keni kujdes nga një shqetësim shëndetësor që do të jetë pasojë e mendimeve të thella dhe e stresit që i krijoni vetes herë pas herë, pa qenë nevoja. Por është kalimtare. Kuptohet, kjo varet edhe nga mënyra se si kujdeseni ju për veten tuaj.

Vëllai im jo normal

- Përshëndetje! Kam parë në ëndërr vëllain tim i cili nga një njeri normal, u kthye në një person të paaftë. Jo vetëm i paaftë psikikisht, por edhe ecte si shtrembër dhe fliste, por me butësi të madhe. Unë dhe nëna i bënim dush në banjo dhe kur po e lanim, ai nuk sillej normal. Aty e kuptova që vëllai im nuk ishte mirë psikikisht, sepse deri në atë moment nuk e kisha kuptuar. E kapa vëllain dhe fillova të qaja për të. Ndërsa qaja, e shikoja veten në pasqyrë. - Nga ëndrra duket që jeni i/e shqetësuar për vëllain tuaj. Ëndrra tregon që është radha juaj tani që ta ndihmoni vëllain tuaj të dalë nga gjendja në të cilën ndodhet. Ndoshta ju nuk dini asgjë, por ka diçka që e shqetëson atë. Ai ka nevojë për ju më shumë se kurrë dhe të parit në pasqyrë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.