Më mpihen gishtat e këmbëve

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktor Agroni, jam 30 vjeçe. Më ndodh që të më mpihen gishtat e këmbës dhe qëndrojnë në një pozicion. Cili është shkaku i kësaj dhe si mund ta parandaloj?

Dr. Agron Islamaj, neurolog: - Mpirja e këmbëve dhe qëndrimi i tyre në një pozicion për njëfarë kohe, lidhet me një varg shkaqesh, që shihen shpesh në praktikën e përditshme. Si të tilla, mund të përmendja: a. Mungesën e kalciumit nga kequshqyerja ose marrjen e ushqimeve të pakëta me këtë kripë apo element. b. Helmimet e ndryshme nga përdorimi i duhanit, alkoolit, si dhe përdorimi pa kriter i disa barnave, që shkaktojnë prekje të nervave në periferi, pra, në këmbë, ato që ne mjekët i quajmë “polineurite”. c. Daljet e kërceve në nivelin e belit, që ne mjekët i quajmë “hernie diskale”. d. Çrregullimet e qarkullimit të gjakut në këmbë, qoftë si pasojë e ndonjë sëmundjeje siç janë ato të veshkave, ose përdorimi i tepruar i kripës së gjellës, ose prania në to (në këmbë) i “damarëve” (venave), që dalin në sipërfaqe të lëkurës së këtyre anësive etj., ose nga qëndrimet e zgjatura në këmbë, ose mbilodhjet fizike etj.

- Në rastin tuaj mendoj se shkak është ulja e nivelit të kalçiumit në gjak (ca ++); i cili shkakton ato shqetësime për të cilat ju ankoheni, prandaj do t’ju rekomandoja një konsultë me specialistët (neurologë ose kirurgë të enëve të gjakut=ang iologë). Bërja e analizave të tilla si për shembull prania e kalçiumit në gjak (kalçemia ose përcaktimi i nivelit të kripërave, apo siç i quajmë ndryshe ne mjekët, i elektroliteve). Së fundi, pas këtyre analizave ju mund t’i nënshtroheni një mjekimi, në të cilin mund t’ju përmendja: Dietë e pasur me kripëra minerale e sidomos kalçium. Marrje e kalçiumit nga goja ose e preparateve të pasura me këta elementë, si dhe vitaminoterapi, kryesisht të grupit B (B1, B6, B12) etj. Vetëm kështu ju do të ktheheni në gjendjen e mëparshme, pra, të mos keni asnjë shqetësim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.