Kam frikë mos është infektuar ura e dhëmbëve

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Para 4 vjetësh kam vënë tre dhëmbë porcelani, njërin nga të cilët nuk e kisha fare. Tani mbas gjithë kësaj kohe, ndjej sikur më bezdisin, kam një dhimbje që, kur e prek, më qetëson një çikë. Kam frikë se mos më janë infektuar dhe në fakt, qëkur m’i vuri dentisti, mishi i dhëmbit është shumë i skuqur. Tani i kam pak më mirë, por ndonjëherë, kur prek mishin me gjuhë, kam si qelb, apo është pështyma, s’e kuptoj, por është si ngjyra e qelbit. Dhëmbët i laj tre herë në ditë, çdo ditë pas ngrënies, ama jam i frikësuar se mos më ndodh ndonjë problem më i rëndë prej tyre.

Anisa Nasto, stomatologe: - I nderuar lexues, përsa i përket dhimbjes që ndjeni te dhëmbët e urës, ato duhet të kontrollohen me radiografi, për të parë nëse kanë infeksion apo jo. Ndërsa për problemet me gingivat duhet që ura të hiqet, të mjekohen gingivat dhe ura të bëhet përsëri. Këto janë dy rrugë që duhet t’i shikoni dhe t’i ndiqni te dentisti që ju ka ndjekur dhe ju ka bërë urën, ose te një dentist tjetër. Nuk mund t’ju them asgjë më tepër pa e parë nga afër gjendjen, por në përgjithësi, në raste të tilla, veprohet siç ju thashë më sipër. Gastro-hepatologe: Qendrore Tirane Ortoped: Dr. Muharrem Ferhati Cel 0682232890 Reumatolog Dr. Fatos Hoxha, Poliklinika Qendrore Specialist HIV/AIDS/IST Dr Memo Boci Cel 069 22 97071 Psikopediatër: Selami Deraj, Poliklinika Qendrore Dr. psikiatër Valentina Qemalli (Asabella) Tel. 069 81 89990. Endokrinologe: Luftime Brukaj, Poliklinika Qendrore Infeksioniste Dr. Alma Hoxhaj PQ Tiranë Stomatologe, Anisa Nasto: Adresa: Stacioni i Trenit Rr. Karl Gega, Tiranë 0692392662. Bujar Pernaska, Dr. i Shkencave Mjekësore, - Poliklinika Qendrore Tirane.

Dr. Albana Duni, Dr. Valdete Malaj, Poliklinika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.