Ushqimet që duhet të hani dhe të evitoni sipas shenjës

Intervista - - HOROSKOPI -

Neptuni është në shenjë, por mos bini në panik, thjesht ai do t’ju bëjë më realistë dhe më mendjekthjellët se zakonisht. Ju do të bëni një përzgjedhje se çfarë ju pëlqen të keni në jetën tuaj dhe çfarë jo, sepse keni ndryshuar pas 2 vjetësh që Saturni ishte në shenjë. Neptuni gjithashtu do të forcojë lidhjet me partnerin. Kujdes kockat dhe dhëmbët. Keni plot ide në planin profesional, të cilat mund t’i vini në jetë, por jo vetëm, ndaj kërkoni ndihmë.

Marsi dhe Saturni janë gjithmonë në shenjë. Ju punoni shumë dhe e dini, por e keni të pamundur të shkelni pedalin e frenave. Nëse e përballoni këtë situatë, vazhdoni, sepse do ta kuptoni edhe vetë kur nuk do të mundni më ta bëni. Në lidhje jeni të dashuruar si ditën e parë me partnerin/en, ai/ajo duhet t’ju dhurojë pasionin që meritoni që të ndiheni të kënaqur/a. Nëse jeni vetëm, një i/e huaj seksi ju josh, por kujdes, sepse ndryshe duket dhe ndryshe mund të jetë në realitet. Për këtë arsye, mos u bazoni tek ai/ajo për një lidhje afatgjatë.

Një konflikt me partnerin/en ju nervozon. Askush nuk do të lëshojë pe dhe aq më pak ju. Kokëfortësia është një nga karakteristikat tuaja, sidomos kur jeni të sigurt se keni të drejtë. Një miqësi e re ju kënaq, sepse ju gjeni shumë pika të përbashkëta me njëri-tjetrin. Kjo ju krijon një imazh pozitiv të vetes. Gjithashtu, ju bën Ju pëlqejnë ëmbëlsirat? Mbase “fajtore” për këtë është data e lindjes! Shihni më poshtë se cilat janë zakonet në të ngrënë që varen nga shenja juaj zodiakale. Ju do të gjeni gjithashtu edhe disa këshilla që të bëni zgjedhjet e duhura në të ardhmen...

Dashi

Dashit krenar i pëlqejnë ushqimet pak pikante. Në menunë e përditshme përfshihen përbërës si specat djegës, hudhrat dhe piperi. Dashit i pëlqen të jetë gjithmonë në lëvizje. Më mirë të evitohet një pjatë e madhe me një lloj gjelle dhe të zëvendësohet me reacione të vogla me ushqime të ndryshme. Gjithashtu, merreni shtruar me pijen.

Demi

Atyre që kanë lindur në shenjën e Demit u pëlqejnë ushqimet e shijshme dhe vera. Demat janë epikurianë të vërtetë dhe u pëlqen, për shembull, të hanë një biftek të shijshëm, të shoqëruar me një gotë verë kabërnet sovinjon ( verë franceze), ose paidhaqe qengji, të shoqëruara me birrë. Demave u pëlqejnë shumë edhe ëmbëlsirat. Në vend të tortës me çokollatë që të shëndosh, zgjidhni një tas me fruta të freskëta.

Binjakët

Binjakëve të mprehtë u pëlqen më shumë një bisedë e bukur rrotull tavolinës së ngrënies, sesa ushqimi në vetvete. Më mirë hani nga pak perime dhe fruta, si arra, karo- ta e kumbulla, që janë të shëndetshme dhe të lehta për t’u përtypur. Binjakët gjithashtu duhet të evitojnë sasitë e mëdha të pijeve me kafeinë, si edhe pijet alkoolike.

Gaforrja

Gaforret janë tradicionalistë e shtëpiakë nga natyra dhe u pëlqejnë më shumë ushqimet që i bëjnë të ndihen mirë edhe shpirtërisht. Atyre u pëlqejnë patatet e skuqura, makaronat me djathë dhe akulloret. Megjithatë, merreni shtruar me nënproduktet e qumështit dhe me ushqimet me shumë yndyrë. Për të ndihmuar tretjen, pini çaj me xhenxhefil.

Luani

Luanit madhështor i pëlqejnë ushqimet e shtrenjta, përveçse të shijshme. Të tilla janë kaviari, ato me salcën curry, vera e kuqe, etj. Megjithatë, Luanët duhet të evitojnë yndyrën e tepërt, sepse kanë prirje për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës. Në vend të gjalpit apo dhjamit, përdorni në gatim vajin e ullirit. Gjithashtu, preferoni më shumë çokollatën e zezë, sesa atë me qumësht.

Virgjëresha

Virgjëreshat në përgjithëse janë të rregullt në të ngrënë dhe janë të aftë të ndjekin një dietë nëse i vënë qëllim vetes. Ata kanë tendencë të hanë drithërat, integrale ose jo, fruta dhe perime. Stomaku i tyre i ndjeshëm e ka të vështirë t’i tresë ushqimet e rënda, ose me shumë yndyrë. Për këtë arsye është mirë t’i evitojnë ato.

(Vijon numrin e ardhshëm) të qeshni fakti që shihni defektet tuaja te dikush tjetër. Kjo i minimizon ato në sytë tuaj, pra, ju bën mirë edhe për egon. Falë Afërditës do të kaloni një fundjavë të relaksuar.

Ju vazhdoni ta keni mendjen te paratë tuaj, por këtë javë po përgatitni pushimet dhe doni një program sa më të mirë, ku të alternoni udhëtimin ekzotik, qëndrimin me prindërit, apo vizitat te miqtë... Ju doni të shpenzoni me masë, jo të futeni në borxh për pushimet. Sigurisht që për pushimet duhet të paguani të dy, jo vetëm njëri. Keni plot gjëra për të riparuar këtë javë, verifikoni datat e garancive të atyre që keni blerë.

Përfitoni nga ditët e fundit të Afërditës në shenjë për t’u ndjerë mirë në vetvete, joshës/e dhe plot pasion. Mund t’ju ndodhë një takim krejtësisht i papritur në çdo moment të javës. Kështu pra, nëse jeni beqarë, duhet të jeni gati, gjithmonë të veshur dhe të krehur bukur, ndërsa grave u këshillojmë të mos dalin pa bërë grim. Afërdita do t’ju ndihmojë në këtë drejtim. Nëse jeni në çift, partneri/ja do t’ju dojë me pasion, por edhe ju do t’ia ktheni me të njëjtën monedhë. Për disa do të rishfaqet një ish (akoma), gjë që do t’ju shtyjë të bëni pyetje për lidhjen tuaj aktuale... Në punë, merreni shtruar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.