Zbulohen sms-të mes Presidentit Nishani dhe Veliajt...

Intervista - - AKTUALITET -

Këtë javë, Presidenti Nishani ftoi në zyrën e tij shoqërinë civile dhe u shprehu mbështetjen e tij për protestën e tyre kundër ndërtimit të parkut të lojërave te liqeni. Sapo mësoi këtë, kryebashkiaku Veliaj u revoltua shumë dhe nuk ju ndenji pa i dërguar një SMS Presidentit… Kaq u desh dhe mes tyre u krijua një situatë e tensionuar. SMS-të nuk kishin të mbaruar... Në redaksinë e gazetës na ka ardhur përgjimi i bisedës së tyre me sms. Ja, SMS-të e këmbyera...

Erjon Veliaj: Zoti Nishani, ju i thoni vetes edhe President, por në përpjekje për të mbështetur shoqërinë civile, po dukeni si Sazan Guri. Bujar Nishani: Kush je ti? Erjon Veliaj: Tekniku i televizorit.

Bujar Nishani: Zoti teknik, ky numër të cilit po i dërgoni sms është i Arbër Maznikut.

Erjon Veliaj: Arbër, zemra ime, Eri jam, por ngatërrova numrin e kisha për t’ia dërguar Nishanit se ka ftuar në presidencë ata qelbësirat që bëjnë rezistencë te liqeni.

Bujar Nishani: Jam Nishani, pallosh! Po bën fiks si grua shtatzënë që e ka lënë burri, e ka braktisur.

Erion Veliaj: Dëgjo këtu ti, se unë të nxjerr bojën, shkruaj status për ty në Twitter.

Bujar Nishani: Po ti në Twitter 4 ndjekës ke gjithsej, kush do të t’i hedhë qurrat? Pastaj, pse nuk e bën në Facebook më mirë?

Erion Veliaj: Ti je zar i PD-së, ndaj je vënë kundra meje, për të më diskriminuar. Të përdorin ty për të hedhur baltë mbi mua.

Bujar Nishani: Ndërsa ti bën ç‘të thotë mami dhe gruaja. Kujdes se mos të të fusë gruaja në ndonjë hale dhe të lë aty gjithë ditën.

Erion Veliaj: Bujar, unë mund t’i them mamit tim të vijë e të të rrahë, që ta kesh të qartë se kush është mami im dhe të mos bësh më gafa të tilla herë tjetër. Bujar Nishani: Kam shumë frikë. Aman, mos i thuaj.

Erion Veliaj: Po, do t’i them edhe mamit, por do t’i them edhe gjysh Xhorxh Sorosit. Ai vdes për mua, më do shumë, ka për të bërë namin kur ta marrë vesh që ti do të sabotosh këndet e lojërave të fëmijëve. Ato nuk po betonizohen. Në Parkun e Liqenit nuk po hidhet fare beton. Thjesht, ju shihni halucinacione ngaqë nuk keni paqe shpirtërore. Bujar Nishani: Kush të ka dhënë leksione për paqe shpirtërore?

Erion Veliaj: Sigurisht që nuk më ka dhënë Grida Duma. Po të marrësh leksione nga ajo, përfundon si puna jote. Gorreeee. Bujar Nishani: për ofendim! Unë do të të denoncoj

Erion Veliaj: Më plasi toçi! Unë kam Edin shok dhe kështu, ti mua nuk më bën dot asgjë. Bujar Nishani: Unë jam President, ndërsa ti një copë bashkiaku je. Erion Veliaj: Ti je President patatinash.

Bujar Nishani: Ti je Kryetar Bashkie kinderi. Po ik bëj ndonjë ndonjë status në Twitter se na e nxore nga hundët sallatën që po ha. Erion Veliaj: Ta tregoj unë ty, ja, sa t’i them mamit, ta shohesh ti. Këtu biseda mbaron. PS. Çdo ngjashmëri me Wikileaks-in e vërtetë, është e rastit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.