Labinot Tahiri: Më duan si njeri, sepse qëndrova me këmbë në tokë!

Intervista - - MUZIKE -

Që jetojmë në një botë ku interesi është fjala kyç, këtë e dimë të gjithë, por edhe që ka akoma njerëz (tashmë specie në zhdukje) që jetojnë për t’iu kundërvënë interesit me dashuri të sinqertë, mirënjohje dhe kontribut, kjo është pjesa më e bukur e historisë, gjë që na jep akoma shpresë për vazhdimësi të së mirës në realitetin që na rrethon. Ndoshta më i devotshmi prej tyre, është Labinot Tahiri. E kanë quajtur “heroi” i kohëve moderne, pasi lobimi i tij i fuqishëm ka arritur të shkundë indiferencën e ftohtë të shoqërisë dhe ka nxjerrë më të mirën prej saj, humanizmin. Dhjetëra shqiptarë nga Kosova, Shqipëria e Diaspora i janë përgjigjur thirrjes së tij për ndihmë monetare në shërbim të njerëzve në nevojë dhe rastet nuk kanë qenë pak. Por, çfarë e shtyn atë ta bëjë këtë? Pse ndodhet aktualisht në Amerikë dhe a synon vërtet të përfshihet në politikë, madje edhe të vijë me një parti të re politike? Të gjitha këto, na i thotë më mirë ai vetë…

Alma Buci: - Labi, ti je mjaft aktiv me mendime, ide dhe iniciativa në faqen tënde në Facebook, por kjo nuk mjafton për ta njohur një njeri nga afër... Si e njeh Labi veten?

Labinot Tahiri: - Në shumë raste, njeriu nuk mund ta njohë veten e tij. Ka patur raste për shembull kur Labi ka dalë nga realiteti dhe prapë ka tentuar të bëhet Labi sepse e ka kuptuar se qenka më mirë me qenë modest.

- Nismat e tua humanitare kanë patur ndikimin e tyre në ndërgjegjësimin mbarëkombëtar për shqiptarë që i gjenden njëri-tjetrit në nevojë. Një sensibilizim që të prek… Kjo është ajo që duhet të bëjë realisht politika?

- E saktë. Duhet ta bëjë politika, por zakonisht e bëjnë vetëm në kohë fushate... Kam marrë iniciativa të ndryshme dhe po vazhdoj ta bëj. Këtë mundësi kam për momentin, kaq mund të bëj për shqiptarët; të jap kurajo duke e kuptuar se gjërat e mira janë më afatgjata dhe janë të duhura për shoqërinë tonë. Puna ime vullnetare ka marrë përkrahje nga e gjithë bota shqiptare, sepse e kanë kuptuar se isha transparent dhe në këtç formë duhet të punohet. Kështu e do Zoti dhe populli. Tani, të gjithë ndihmojnë në forma të ndryshme!

- Ndodhesh në Amerikë për studime… Ç’më thua për këtë hap të ri në jetën tënde?

- Po ndjek një lloj kursi, Trajnim për Lidership. Isha i interesuar të shihja se si shkojnë jashtë vendit këto trajnime! Po më pëlqen dhe mund të më duhet në të ardhmen...

- Si po i kalon këto ditë? Cila është rutina jote aje?

- Mendoj se jam përshtatur pak, por jam me mendje edhe tek atdheu, te familja e punët e tjera. Njerëzit atje presin t’u gjej ndonjë zgjidhje, ndaj nuk jam i fokusuar tërësisht këtu ku jam. Por mirë, do t’ia dal disi...

- Nëse qëllon të kalosh një natë pa gjumë, çfarë t’i trazon mendimet?

- Fakti se si shqiptarët si për- Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi Cel. +355 69 40 61 001 / e-mail: albana.lufi@yahoo.com fundim arritën të jenë më përçarësit mes njëri-tjetrit në Ballkan, ndërkohë që pas Luftës së Kosovës duhej të ishim më të bashkuar se kurrë. Lëre që na ndanë, por edhe vetë jemi ndarë nga dashuria dhe ai lloj patriotizmi që e kishim për ta mbrojtur njëritjetrin... Kjo më mundon.

- Premtimi që mund të bësh tani...

- Unë nuk premtoj, vetëm kur ta shifni atë të cilën e kishit andërr. (Qesh) I bëj gjërat pa premtuar!

- Cilat janë gjërat që njeriu duhet t’i bëjë patjetër përpara moshës 40 vjeçare?

- Të krijojë familje, se pastaj nuk i dihet çfarë i ndodh. Në moshë më të vjetër nuk ke mundësi të jesh i afërt me fëmijët të cilët kanë shumë kërkesa për t’ua plotësuar dhe për t’i drejtuar nga duhet. Prandaj mendoj se duhet të krijohet familja, pa marrë parasysh kushtet ekonomike. Nethemi:“EsjellZoti kismetin, duhet të rrezikojmë”. (Buzëqesh)

- Çfarë e përcakton një njeri? Cilat janë vlerat në të cilat beson?

- Fjala e dhënë. Dy gjëra kishin të parët tanë, “Po” dhe “Jo”. Me këto dy përgjigje arritën ta ruajnë kombin dhe traditën tonë. Unë zakonisht i qëndroj fjalës së dhënë, pra, e respektoj më shumë sesa veten. Nuk flitet për vlerat e mia, por për cilësitë e një njeriu dhe më shumë po flas për gjininë mashkullore.

- Çfarë e sheh me sy kritik te brezat që vijnë?

- Nuk shoh përkushtim atdhedashës. Nuk kemi mbjellë nacionalizëm tek ata. Pavarësisht se çfarë të sjell jeta, duhet ta kenë primar atdheun e tyre. Po të mos ishte bota e lëvizshme sikurse tani, ku do të shkonim ose kujt do t’i thonim vend më i mirë se Shqipëria apo Kosova? Njeriu nuk duhet të dalë nga vetja si shqiptar. Mendoj se disa të rinj duan të bëhen me zor evropianë, amerikanë, apo ku ta di unë. E kanë gabim. Zoti i fali shqiptarë dhe ata, mbi të gjitha, duhet ta duan veten e tyre si shqiptarë e të kultivojnë vlerat e vendit të tyre, se ashtu i njohu bota.

- Këshilla që do t’i jepje një 17 vjeçari...

- Të vazhdojë me aq mundësi sa ka të shikojë prindërit e tij dhe shkollimin. Për jetën aventuriere nuk po flas, se tani janë më të lirë se kurrë, i kanë të gjitha. (Buzëqesh)

- Admirues i kujt është Labinoti? - I Zotit dhe i Kombit. - Thonë që pas çdo mashkulli të suksesshëm fshihet një femër e fortë. Si është marrëdhënia jote me Hanën?

- Më e shkëlqyeshme se kurrë më parë. 80% e karrierës muzikore dhe sukseset i takojnë Hanës sepse ajo u mor me fëmijët dhe më dha kurajo të vazhdoja. Ajo e dinte që do të kisha suksese të mëdha në karrierën time dhe njëherë, përpara 12 viteve, kur mendova ta lija muzikën, një e thënë e Hanës “Vazhdo dhe ec para” më solli deri këtu ku jam sot, ndaj i them “Faleminderit”.

- Çfarë të ka tërhequr për herë të parë tek ajo?

- Ka shumë gjëra që më kanë tërhequr, por mbi të gjitha janë dy: Më çmoi dhe më deshi ashtu siç isha, Labi i para 16 viteve dhe e dyta, m’i respektoi prindërit e mi. Këto cilësi ia çmoj shumë.

- Cili është vizioni që ke për fëmijët e tu?

- Mendoj se do ta trashëgojnë rrugën time më tej. E kam fjalën për gjërat jashtë muzikës sepse atë e kemi të lindur si familje. - Për çfarë të ngjan djali? - Kujdeset për shtëpinë dhe shoqërinë. Sa për dorëdhënë, të tillë janë të tre fëmijët; dhurojnë çfarëdo që kanë për fëmijët e lagjes dhe të shkollës, është dhunti e tyre. Më kënaq idea që nuk janë vetjakë.

- Ç’fëmijë ke qenë ti vetë? Çfarë ka ndikuar te ti për t’u bërë ky që je sot?

- Kam qenë fëmijë i harlisur, problematik, por në kuptimin e mirë. Nuk kam qenë i shtruar, kam lozur me shokë e jam ngacmuar, por komshinjtë më thoshin: “Edhe pse je i tillë, je fëmijë i dashur”. Eh, fëmijëria! Unë nga mosha 17 vjeçare, mos të them edhe më herët, u bëra krahu i djathtë i babës sepse punoja në të gjitha format e mundshme të asaj kohe. Jam punëtor, e dua punën! Isha cigareshitës, gazeta, revista kam shitur e shumë gjëra të tjera. Pastaj, kam emigruar në Gjermani akoma pa i mbushur 17 vjeç. - Çfarë të frikëson në jetë? - Nëse e shoh rininë duke u dëshpëruar nga vendi i saj. Tjetër frikë nuk ndiej, nuk kam! Frika për mua është e varrosur.

- Nëse do të mund ta fshije një ngjarje nga jeta dhe nga mendja jote, cilën do të zgjidhje?

- Luftën e Kosovës, sepse ishin vuajtje edhe për prindërit e mi. Më dhemb ajo kohë e më bën të ndiej keqardhje për shumë familje shqiptare. Prindërit i kam të gjallë, por ajo ishte luftë dhe mendoj se nuk e merituan ta përjetonin atë kohë, ndërsa unë isha në Gjermani.

- Gabimi më i madh që ke bërë...

- Kemi gabime shumë, por kuptohet, pa bërë gabime, nuk mëson të jetosh drejt.

- Ai që nuk do ta falje te një mik, te partnerja dhe te një koleg?

- Zakonisht, jam njeri që fal. Nëna nuk më rrihte dhe më gjykonte me fjalë, por ma falte gjithnjë sepse ndoshta e dinte se do të përmirësohesha. Nga nëna e kam këtë dhuratë që unë fal. Nuk ka ndodh që të mos e fal dikë.

- Për çfarë dalin lotët e një burri?

- Jam i ndjeshëm shumë dhe shumë raste më bëjnë me lot, por realisht, më mirë është të qash sesa të pësosh ndonjë in- farkt në zemër, larg qoftë! (Qesh) Vaji i burrit është kënga. Në vend që të qaj, unë këndoj, që të mos kuptojnë të tjerët. (Qesh)

- Çfarë nuk do të dëgjojmë asnjëherë për Labinotin?

- Që Labinoti ishte tradhtar ndaj kombit.

- Na thuaj një sekret, ndonjë kuriozitet që duhet ta dimë për ty…

- Isha 10 vjeç kur rashë në pusin që e kishim për të pirë ujë; ne i themi bunar. Pusi ishte te gjyshi, 6 metra i thellë e plot ujë, por ja, jam në jetë akoma. (Buzëqesh) Ka shumë gjëra të mëdha e sekrete që nuk i di as vetë.

- Sa vjeç do të ishe nëse nuk do ta dije sa vjeç je?

- Diku rreth moshës 120 vjeç… (Qesh)

- Ndërkaq, “Interesagjike” është kënga jote më e fundit që në qendër ka interesin ndaj parasë dhe jo dashurinë e pastër… Je prekur ndonjëherë nga ky fenomen?

- Po, ka raste të vërteta rreth kësaj kange, kemi plot raste që i shohim.

- Mendon se ty të duan më shumë muzikën apo humanizmin?

- Të dya m’i duan, por kam një gjë që e çmoj, faktin që më duan si njeri sepse unë nuk u deklarova asnjëherë VIP! Qëndrova popull, si njeri që zbret në tokë, jo në qiell; asnjëherë nuk prezantova gjëra ekstravagante para opinionit, edhe pse kam gjëra shumë për të publikuar.

- Synon të krijosh një parti të re politike?

- Po, shpresoj se do të vijë koha shpejt sepse atë e kërkon koha dhe populli. Mendoj se shumë gjenerata do ta gjejnë veten në atë parti, përndryshe nëse nuk e formoj, atëherë do të shoh opsionet e mia me ndonjë subjekt ku unë mund të punoj në favor të popullit.

- Meqë ndodhesh në Amerikë dhe atje po zhvillohen zgjedhjet… Për cilin prej kandidatëve je pro?

- Pa dyshim, jam me Hillari Klintonin. I ka hije vendit të jetë ajo Presidente.

- Për çfarë je mirënjohës në këtë moment?

- Jam mirënjohës për njerëzit që po ndihmojnë shumë njëritjetrin, ata që iu përgjigjën në masë lobimeve të mia, për çfarëdolloj rasti qoftë.

- Ku do të të gjejë e nesërmja?

- Pas Amerikës, në shtëpi, duke ndenjur me nanën e familjen dhe duke ngrënë fli! (Buzëqesh) Me respekt për lexuesit tuaj, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.