Anxhela Peristeri: Femra e di rezultatin e lojës...

Intervista - - MUZIKE -

Ajo është bërë pjesë e shout më të fundit në Tv Klan, “Your face sounds familiar” dhe ka shkëlqyer me performancat e saj. Këtë herë, për ne, Anxhela Peristeri vjen me një rrëfim për jetën e saj private. Çfarë mendon për meshkujt, dashurinë e shumë tema të tjera interesante? Të gjitha këto do t’i gjeni në intervistën që kemi përgatitur me të...

Fabjola Kuburi: - Anxhela, je pjesë e shout më të fundit në Tv Klan “Your face sounds familiar”. Çfarë është ky shou për ty?

Anxhela Peristeri: - Një eksperiment shumë i bukur i vetvetes, një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe mbi të gjitha, një kënaqësi e veçantë të futesh nën lëkurën e personazheve të njohura botërore.

- Cili është personazhi më i këndshëm dhe që të është përshtatur më shumë deri tani?

- Deri tani, realizimi më i mirë për mua ka qenë Ana Oksa dhe Kristina Agilera. Nuk di se çfarë do të realizoj në vazhdim, por di që unë do të bëj maksimumin tim.

- Faktikisht, në këtë intervistë desha të flasim pak më çlirët e më shkoqur; për shembull, për meshkujt... çfarë janë dhe çfarë duan ata?

- Meshkujt janë kompleksë po aq sa femrat dhe kam përshtypjen që për aq kohë sa shijet dhe dëshirat janë individuale, duhet marrë e studiuar secili më vete. Mundësitë për ta bërë janë kaq të pakta, kështu që do na duhet të përshtatemi ende për shumë kohë më “lëmshin” e mashkullit që vërtitet në kokën e tij.

- Ç’duhet të ketë një mashkull për ty që të veçohet nga turma?

- Kjo është diçka që nuk mund ta shpjegoj. Thjesht, diçka që e bën të veçantë dhe më vonë zbulon që ajo diçkaja është shumë gjëra bashkë.

- Në një lokal, një djalosh i pashëm e i vetmuar të fikson me shikim. Cili do të ishte reagimi yt?

- Djalosh i pashëm dhe i vetmuar? Shumë i vështirë ky kombinim! (Qesh) Nëse do të isha singëll, do ta shiko- ja edhe unë. Nëse jo, nuk do ta shikoja sepse kur jam e dashuruar, nuk shoh asnjeri përreth.

- Ke dalë ndonjëherë me mendjen e mbledhur për të “gjuajtur”?

- Jo, zakonisht më kanë gjuajtur, nuk kam gjuajtur.

- Mendon se e tërheq vazhdimisht vëmendjen e seksit tjetër?

- Mendoj se e tërheq shpesh. (Qesh) Unë nuk besoj se ju mendoni të kundërtën, apo jo?

- Çfarë mendon se i tërheq meshkujt te ti?

- S’e di, ndoshta thjeshtësia ime. Edhe unë vetë e vlerësoj shumë thjeshtësinë dhe normalisht, thjeshtësia dhe fakti i të qenit shumë popullore bën që të jem e pëlqyer.

- Ka meshkuj antipatikë për ty?

- Po, meshkujt fodullë nuk i kam honepsur ndonjëherë.

- Thonë se një mashkull në jetë çmendet për adrenalinën e rrezikut dhe për lojën, por gjithashtu thonë edhe se femra është loja që shkakton adrenalinën më të rrezikshme…

- Është e lidhur zinxhir kjo gjë; meshkujt çmenden për të bukurën, për të ndaluarën, për lojën, për femrën, për gjithçka që u shkakton adrenalinë, por femra është loja më e rrezikshme që mund të luajnë ndonjëherë dhe ata më mirë se ne femrat e dinë këtë.

- Gabohen meshkujt apo kanë të drejtë femrat?

- Kanë të drejtë femrat. Mashkulli mendon se luan, ndërkohë që femra e di rezultatin e lojës.

- Në një marrëdhënie, beson çastin apo përjetësinë?

- Besoj çastin! Mendoj se përjetësia është një numër i madh çastesh. Atëherë, përse këto çaste të mos bëhen bashkë dhe të jetojmë atë që kemi çdo ditë?

- Ç’gjë tjetër është e rëndësishme për ty në një lidhje?

- Sinqeriteti dhe vetëm sinqeriteti! Nëse gjërat tregohen ashtu siç janë, atëherë gjithçka është në rregull.

- A është e lidhur Anxhela?

- Jo, jua kam thënë se do jeni të parët që do t’jua them, ty, sidomos. (Buzëqesh)

- Cili është personi i parë që takove sot? - Shoqja ime, Rafaela. - Çfarë harron më shpesh? - Çelësat e shtëpisë. - Sa harxhon në një ditë të zakonshme? - Nuk i kam numëruar. - Të ka mbetur ndonjë peng?

- Asgjë, me sa më kujtohet... Nëse dua ndonjë gjë, e realizoj atë.

- Party i fundit ku ke shkuar?

- Ditëlindja ime në Barcelonë.

- Cila ka qenë hera e fundit që ke sharë dikë? - Nuk e mbaj mend. - Personi i fundit të cilit i ke dhënë numrin e telefonit?

- Një organizator koncertesh.

- Numri i fundit që ke fshirë nga celulari?

- Zakonisht, nuk i fshij numrat.

- Çmenduria e fundit që ke bërë?

- Jam larë në det, në temperatura shumë të ulëta.

- Mikja apo miku yt më i mirë...

- Kam shumë miq të mirë dhe nuk dua të veçoj asnjë.

- Shenja më e veçantë që ke?

- 3 nishane në formë trekëndëshi në të dyja supet. Goxha të veçanta, ë? Thonë se ne jemi njerëz me fat dhe unë e besoj. (Buzëqesh)

- Çfarë po mendon tani?

- Tani po mendoj për performancën e së hënës në “Your face sounds familiar”...

- Çfarë nuk do ta bëje kurrë?

- Të ofendoja dikë pa të drejtë apo t’i hyja dikujt në hak. - Bisedën më ngrohtë e ke bërë me...

- Nëna Ketin. Ajo është dashuri për mua, më dhuron të gjithë ngrohtësinë e universit.

- Çfarë të pëlqen më shumë nga jeta që bën?

- Duartrokitjet që marr gjatë performancës apo në fund të saj. - Gjumin e konsideron... - Diçka të shenjtë. - Cila është pika e dobët e Anxhelës?

- Prindërit, ata janë pika ime më e dobët.

- Cila është gafa e fundit që ke bërë?

- Nuk e mbaj mend. Zakonisht jam e matur, nuk para bëj gafa.

- Gjërat që bën me më shumë kënaqësi?

- Të këndoj dhe të bëj shooping.

- Me çfarë josh Anxhela Peristeri?

- Me mendje dhe me edukatë.

- Gjëja më e pavërtetë që ke dëgjuar për veten?

- Që kam fëmijë. Po, më kanë bërë edhe me fëmijë! (Qesh) të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.