Nga sot, Encën do ta shihni ndryshe

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Big Basta është artisti i radhës në mesin e këngëtarëve shqiptarë që i bashkohen labelit 360 M Records me qendër në Nju Jork. Lajmin e ka bërë të

Kënga e saj e fundit “Dreq”, sapo ka shënuar suksesin e radhës për këngëtaren e cila renditet në krye të listës së artistëve më të kërkuar aktualisht: më shumë se 1 milion klikime në vetëm dy ditë nga publikimi! Rezultat i talentit, joshjes dhe provokimit apo i kontakteve me njerëzit e duhur në këtë biznes? Ndoshta pak nga të gjitha, por një gjë është e sigurt dhe për këtë i takojnë të gjitha meritat. Enca e konsideron veten një artiste “selfmade” ( të bërë vetë) dhe me të drejtë, duke qenë se koncepton klipet e veta dhe ka menaxhuar veten gjatë këtyre pak viteve në muzikë. Por ajo që do të shënojë një pikë kthimi në karrierën e këngëtares është fakti se “Dreq” do të jetë ndoshta e fundit në radhën e këngëve “limonatë” që i sollën suksesin. Tashmë Enca kërkon të ngjitet në të tjera nivele në muzikë duke tentu- ar me produksione më serioze, që do të përcjellin mesazhe të rëndësishme gjë që nuk e gjenim deri më tani në stilin e saj. Kështu, pasi jeni njohur me anën joshëse dhe provokative të vajzës “dreq”, bëhuni gati për gjëra më “me peshë”. Edhe pse ajo ka zgjedhur të shfaqet me një rrymë që mund të konsiderohet thjesht argëtuese, ndoshta jo të gjithë e dinë se Enca ka studiuar Kanto, ndaj prisni të njiheni me anën tjetër të këngëtares pasi siç duket, do të ketë çfarë të na tregojë. va 2007, Arbnora Ademaj. Fotoja që shihni janë realizuar nga fotografi i njohur Veton Osmani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.