Miss e Mister Durrësi 2016, jo vetëm të bukur

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Ajo është 17 vjeçe, quhet Katerina Avdullai dhe studion në gjimnazin “Leonik Tomeo” në Durrës, ndërsa ai është 20 vjeç, quhet Erald Farruku dhe është student në vitin e dytë për Inxhinieri. Këta dy emra fituan kurorën e më të bukurve të Durrësit. Plot 36 konkurrentë, 18 nga të cilët ishin djem dhe 8 vajza, konkurruan për këta tituj, duke i parë si një dritë jeshile për të ardhmen tyre në fushën e modelingut. Organizatorja, Myzejen Konduri, ka pasur si qëllim në përzgjedhje, jo vetëm bukurinë, por edhe inteligjencën, një gërshetim shumë i rëndësishëm në art. Vetë organizatorja, por edhe zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj u kanë ndarë çmimet dy fituesve të bukurisë durrsake. Pjesëmarrës në këtë event ishin edhe stilisti Altin Mici, Belina Budini, këngëtarët Soni Malaj, Anxhela Peristeri, Erik Lloshi e shumë personazhe të tjera. “Miss dhe Mister Durrësi” është kthyer në një traditë kulturore shumë të bukur dhe këtë vit, Katerina dhe Eraldi, patën fatin të gëzojnë titullin dhe kurorën. Suksese të gjithëve, në edicionet e tjera në vazhdim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.