Aurela Hoxha i bën reklamë biznesit nga Maldivet

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Duket se divorci i para disa muajve nuk është faktor që ka ndikim mbi Aurela Hoxhën. Tjetër është fokusi i saj këto kohë që duhet të jetë periudha më e bukur e jetës së saj. E themi këtë pasi ditëve të fundit e shohim modelen të postojë foto dhe video të bëra në udhëtimet nga Roma në Maldive. Më së shumti do t’ju kenë rënë në sy fotot me bikini nëpër plazhe ekzotike nga ku ajo nuk ka ngurruar të ekspozojë në mënyrë provokuese format për t’u patur zili. Një fizik në kufijtë e perfektes, buzëqeshje pa kursim dhe rroba banje të stileve dhe dizenjove të ndryshme. Këto kanë qenë pamjet që ka përcjellë Aurela që nga ishujt e largët.

Por, mos kujtoni se është thjesht një dëshirë për të rënë në sy. Në fakt, është shumë më shumë se kaq. Bëhet fjalë për biznes, më saktë, për re- klamën që i bëhet atij. Tashmë e dimë që modelja ka një lidhje të veçantë me modën, pasi e kemi parë në shumë sipërmarrje që kanë të bëjnë me të. Por së fundi, përfshirja e saj është pak më e drejtpërdrejtë duke qenë se ka vendosur “t’i fusë duart” direkt në prodhimin e veshjeve dhe këtë herë bëhet fjalë për linjën e rrobave të banjës. Ky është koleksioni i dytë i ish-Miss-it, i prezantuar nën logon AurelabyAurela, i prodhuar në Amerikë. Cili do të jetë ndikimi në tregun shqiptar dhe a do të kenë idetë e saj suksesin e menduar në një vend me një treg kaq të vogël në botën e modës? Këtë nuk e dimë, por Aurela ka guxuar dhe ky është hapi i parë drejt suksesit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.