Adelina Emini: Kur të vesh fustanin e bardhë...

Intervista - - MUZIKE -

ri, i cili pritet të lançohet gjatë muajit qershor.

- Po tani, me se po merresh?

- Kohën më të madhe e kaloj në vendin e punës në RTK, si dhe në Fakultetin e UBT-së, ku ligjëroj lëndën e Marketingut.

- Di që ty të pëlqen shumë Tirana. A do vije të jetoje këtu?

- Tiranën e pëlqej shumë, megjithatë jam e lidhur me Prishtinën ku kam lindur dhe ku kam familjen e miqtë më të afërm. Vështirë se do të mund të jetoja në Tiranë për më gjatë.

- Çfarë ndien kur realizon një këngë të re?

- Zakonisht, jam shumë e emocionuar, meqenëse këngën e kam pasion.

- Si i përjeton komplimentet dhe kritikat?

- I përjetoj në mënyrë shumë të mirë meqenëse diskutohet për këngët e mia, por gjithsesi kam më shumë emo- cione t ë këndshme kurkam kritika të mira për këngët që realizoj.

- Pushimet, zakonisht, ku i bën?

- Për shkak të obligimeve të mëdha që kam në punë dhe në studimet e Doktoraturës në Universitetin e Prishtinës pushimet e mia janë të shkurtra dhe kryesisht gjatë fundjavave. Ato i kaloj në shumicën e rasteve në jugun e Shqipërisë apo në ndonjë vend turistik ku kam ftesë për koncerte.

- Çfarë bën që je kaq në formë?

- Merrem rregullisht me fitness dhe veçmas i kushtoj rëndësi mënyrës së të ushqyerit.

- Të kemi parë të pozosh me fustane nusërie... Mendon se je edhe një modele e mirë?

- Nuk kam ndonjë ambicie apo mendim të caktuar lidhur me punën që kam bërë si modele te stilistja Teuta Matoshi. Ne jemi shumë mike të mira dhe shumë shpesh i gjendemi njëratjetrës pranë në rastet kur kemi evente të veçanta...

- Po Adelina, kur do ta veshë fustanin e saj të nusërisë?

- Besoj se fustanin e nusërisë do ta vesh një të shtunë apo të dielë kur do të jetë një ditë e bukur dhe plot me diell. - Çfarë e bën një mashkull tërheqës, në sytë e Adelina Eminit?

- Pamja, edukata, karakteri dhe statusi në profesion dhe në shoqëri.

- A është për flirt Adelina?

- Jam absulutisht kundër flirtit, meqenëse kam lindur dhe jam edukuar në një familje me edukatë patriarkale. - Ke frikë nga plakja? - Po, kam shumë, ndoshta ngaqë ndodhin transformime të mëdha në personalitetin e njeriut të moshuar dhe atij të ri.

- Një këshillë për të gjitha këngëtaret e reja...

- Të mundohen të krijojnë dhe të këndojnë këngë që do të mbahen mend një kohë të gjatë.

- Je motra e Njomza Eminit, deputete në Republikën e Kosovës. Na trego diçka më shumë për marrëdhënien tënde me të... Për çfarë bisedoni, a grindeni e për çfarë qeshni më shumë?

- Me Njomzën kam marrëdhënie të shkëlqyera meqenëse edhe mosha pothuajse nuk na dallon fare. Bisedojmë kryesisht për çështjet që kanë të bëjnë me trendet, problemet e përditshme të punës, filma dhe muzikë. Unë jam me temperament të fortë, ndërsa Njomza ka një natyrë shumë të butë, kështu që vështirë të krijojmë debate rreth ndonjë çështjeje, por problemet kryesisht kanë të bëjnë me kohën dhe takimet që caktojmë për të shkuar diku. Më tepër qeshim me anomalitë dhe me dukuritë e përditshme që na rrethojnë. - Sa k e

mësuar ti nga Njomza? - Kam mësuar shumë, sidomos se si të kem kujdes në mënyrën e komunikimit me njerëz, kështu që ajo është një model i jetës sime se si duhet sjellë dhe vepruar.

- Kafenë e mëngjesit e pi me prindërit?

- Kafenë e mëngjesit me prindërit e pi shumë rrallë, ndonjë të shtunë ose të dielë meqenëse e kemi pothuajse obligative që çdo mëngjes të gjithë kolegët e sektorit të Marketingut të RTK- se ku edhe jam e punësuar, të pimë kafe dhe të diskutojmë për planet dhe punët ditore.

- Di që jeni shumë motra në familje. Pa hatërmbetje, cila nga ju është më e bukura?

- Për mua, secila nga motrat ka një bukuri të veçantë të ndryshme nga tjetra, ndaj nuk mund të bëj dallime. Meqë unë jam më e vogla dhe më e reja, ndoshta do të duhej të isha më e bukura, por mua të gjitha motrat më duken më të bukura se unë. (Buzëqesh)

- Të vjen keq që nuk ka një diferencim në pagesat e këngëtarëve dhe nuk ka vlerë, nëse këndon live ose jo?

- Po, më vjen dhe më vjen shumë keq.

- Cila është gjëja më pozitive që ke?

- Puna, vendosmëria, karakteri dhe familja.

- A je e kënaqur me këtë që ke arritur deri më sot?

- Shumë herë mendoj që do të duhej të bëja edhe shumë më shumë se ç’kam bërë.

- Të bezdisin thashethethemet për jetën tënde sentimentale?

- Të them të vërtetën, nuk kam kohë të lirë që të merrem me thashethemet, por edhe ato që eventualisht mund t’i dëgjoj më duken shumë qesharake si në aspektet pozitive, ashtu edhe në ato negative.

- Cili ka qenë thashethemi më i keq që ke dëgjuar për veten?

- Thashethemi më i keq që kam dëgjuar për veten ka qenë thashethemi se kam emigruar për në SHBA dhe se do të jetoj atje përfundimisht,

- A është e lehtë për një këngëtare ta menaxhojë si duhet famën?

- Është më se e vështirë, sidomos kur je e punësuar në një televizion publik, universitet dhe merresh me punimin e doktoraturës. (Buzëqesh)

- Si mendon, sot a është bërë gjithkush këngëtar/ e?

- Mendoj se nuk është bërë gjithkush këngëtare dhe se gjithkush duhet të provojë dhe të sfidojë veten. Dëgjuesit dhe shikuesit janë ata që duhet të bëjnë vlerësimin.

- Cila këngë do të mbetet në zemrën tënde përgjithmonë?

- Të gjitha këngët e mia do të mbeten në zemrën time, por do të veçoja këngën e kënduar në një edicion të festivalit Kënga Magjike, me titull “Në përvjetor”.

- Si është Adelina larg skenës?

- Një person i hareshëm, sentimental, komunikativ dhe shumë i shoqërueshëm. Fatkeqësisht, koha dhe obligimet nuk po ma mundësojnë këtë.

- Për ta mbyllur, na trego diçka që nuk e treguar më parë...

- Po të ma bënit pyetjen pak më konkrete do ta kisha shumë më të lehtë që të përgjigjesha, por megjithatë ndoshta vlen të ceket se kam një nostalgji të veçantë për fëmijërinë time...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.