A është i nevojshëm arsimi fetar për fëmijët në shkollë?

Intervista - - ANKETA -

Erion Kristo

Kryeministri i vendit, në një fjalim shumë të gjatë në ditën përkujtimore të një komuniteti fetar, hodhi disa teza për një program të ri mësimor lidhur me studimin e feve në shkolla. Unë them se ideja duhet shqyrtuar me seriozitet dhe duhet reaguar që të pengohet nxitimi i theksuar me të cilin po trajtohet ky problem nga organet shtetërore e sidomos nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit. Unë besoj se feja është kulturë, është një realitet social faktik, i pamohuesheëm. Të flasësh për fenë nuk është si të flasësh për opiumin. Njerëzit e fesë nuk janë lebrozë, përkundrazi, janë njerëz që veprojnë shumë në shoqërinë tonë e megjithatë, nuk sjell ndonjë komoditet prania e tyre në shkolla. Që të pjekësh një situatë të tillë, du- het kohë, mendje dhe shumë investim, ndërkohë që koha është shumë e cunguar, ky problem po zgjidhet në pak javë. Mendjet që po marrin pjesë në këtë proces janë krejt të panjohura, ndoshta dhe të parrahura me problematikën. Me një llaf, mendje anonime. Ndërkohë që ne shprehim shqetësim, rrezik projekti ka filluar nëpër shkolla. Prandaj është i domosdoshëm diskutimi publik i kësaj teme, pa anashkaluar problemet e tjera sepse mund të jetë një sajesë pikërisht për të tërhequr vëmendjen publike nga halle të tjera. Nxitimi të çon vetëm në theqafje dhe dështim.

Ne nuk kemi kapacitete pedagogjike për ta çuar përpara këtë program. Bëhet fjalë për qindra mësues. Si, kur dhe ku do të trajnohen? Dhe, mbi të gjitha, përse ne duhet të harxhojmë financa publike për të krijuar një situatë nga zeroja, kur kemi nevojë ekstreme për të përmirësuar shumë fusha të dijes shkollore, ende në fazë rudimentale?! Imagjinoni që në Shqipëri, kimia bëhet me shkumës në dërrase të zezë, pa bazë eksperimentale.

Ndërkohë që prindërit dhe ekspertët ankohen se programi mësimor në shkolla është tejet i fryrë dhe duhet reduk- tuar, ndodh procesi i përkundërt, fryrja e kurrikulës edhe me tej. Futja e fesë në shkollë do të shkaktojë bullizëm fetar. Fëmijët do të ndahen në kampe. Ndërkohë që nuk e kemi këtë situatë, po përpiqemi ta krijojmë vetë, me duart tona. Mendjet ministrore hoqën nga kurrikula filozofinë e tani duan të fusin fenë. Këto çështje dhe debatet fetare janë delikate. Janë djegur dhe krijuar kombe për të tilla situata. Kanë humbur jetën miliona njerez. Feja nuk mund të shihet me sy kritik. Është dogmë, është besim, jo arsyetim. Nga ana tjetër, do ishte mirë që disa çështje të tolerancës apo të mirëkuptimit fetar, të diskutohen, por kjo mund të bëhet vetiu, brenda programeve të përcaktuara, pa krijuar module të reja, që do të vlerësohen edhe me nota.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.