Dorela Kurani, sociologe

Intervista - - ANKETA -

Ahmet Mehmeti

Unë jam dakord që të futen njohuri feje në shkolla, pasi dihet që feja është e lirë edhe me kushtetutë. Megjithëse jemi shtet laik, kjo nuk do të thotë të mos futet feja në shkolla, si njohuri, si dituri, me qëllim që nxënësi të orientohet në çdo situatë pasi spekullohet shumë dhe është sfidë për kohën. Ai duhet të dijë për të gjitha fetë e tjera, jo vetëm për fenë e vet, të trashëguar nga familja.

Grigor Colja

Pa dashur të fyej askënd, mendoj se shkolla duhet të mbetet laike; tek e fundit, ky është misioni i saj. Nëse do të dish më shumë rreth shkollës muslimane për shembull, shko në medrese. Për çdo besim fetar, shko nëpër institucionet fetare, ku rritesh e mëson njohuritë thelbësore. Nuk jam dakord me këtë vendim të qeverisë aktuale.

Nuk jam dakord të trajtohet si lëndë e veçantë, por jam dakord për njohuri të përgjithshme rreth fesë përgjatë moshës së adoleshencës. Feja është pjesë e kulturës njerëzore e si e tillë ka historikun e saj. Nxënësit kanë nevojë të marrin njohuri të përgjithshme e me sa jam në dijeni, këto njohuri merren në

Mojsila Gjonaj

Le të bëhet. Mua do të më pëlqente. Ne shqiptarëve na pëlqen t’i trashim gjërat e t’i kthejmë në biseda kafesh të vakëta. E kemi në gjak. Po jo, more vëlla, se nuk ka ndonjë problem, ndaj bëje për shembull orë të lirë dhe mbaron muhabeti. Secili prind apo librin: “Njohuri për Shoqërinë”, në klasat e nënta e në vitet e shkollës së mesme. Në këtë libër, një kapitull të veçantë, ka edhe feja.

Kevin Lamçja

Jam pro. Feja është gjë e mirë. Të gjitha fetë të mësojnë si të bëhesh një njeri më i mirë dhe kanë vlera. Nuk po u futem disa koncepteve sociologjike për ta mbështetur me argumente mendimin tim se si shoqëria nuk mund të evolojë pa besimet fetare, por them se është më mirë që fëmijët të informohen. Kot nuk e përgëzoi ambasada amerikane kryeministrin tonë dhe e cilësoi si një njeri me vizion. Po ta vini re, vendet katolike, por dhe ato fetare të paradikalizuara, janë tepër të zhvilluara si ekonomikisht, ashtu edhe mendërisht. nxënës e zgjedh me dëshirën e tij nëse do të hyjë në atë orë apo jo. Nuk është ndonjë gjë e madhe.

Faiku

Nuk do të doja që nipërit e mbesat e mia të kishin në shkollë një lëndë të veçantë për fenë, për arsye se ata janë në moshë delikate dhe duhet të fiksojnë gjërat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.