Aida Kryekurti, psikologe

Intervista - - ANKETA -

Unë jam pro zgjedhjes së lirë, pra, nëse të futet, të jetë me dëshirë, por meqenëse fëmija nuk është në gjendje të gjykojë dhe të marrë vendime të tilla, mbetet diçka e detyruar nga prindërit apo shkolla. Nuk e njoh qëllimin përse po bëhet kjo gjë, por nuk e shoh të nevojshme të futet feja në shkollë për të sjellë si produkt një shoqëri më të mirë. Nëse ka diçka ku Ministria e Arsimit duhet të punojë më tepëer, është fuqizimi i rolit të familjes pasi aty merren vlerat kryesore morale dhe aftësite kritike. Feja të mëson të bindesh dhe të mos vësh asgjë në dyshim, ndaj nuk do të preferoja aspak një formatim të tillë të fëmijëve.

Lindita

Hahahaha… Qesh sa herë e dëgjoj këtë temë, sepse dëshmitarëve të Jehovait e të tjerë, pa dashur të paragjykoj, qeveria shqiptare po u bën një lehtësim. Unë nuk jam dakord… ikni aman me gjithë këto gjëra! Ne po ua mbyllim derën e nuk po i pranojmë në shtëpi, kurse ata thonë “do t’ua mësojmë në shkolla”, ku duhet të mësohet ABC-ja. Ne nuk jemi popull me nerva të qeta, nuk kemi mirëqenie e stabilitet, nuk mund të shkojmë direkt e të mendojmë për të tilla gjëra.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.