Flutura

Intervista - - ANKETA -

Nuk kam asnjë kundërshtim, për sa kohë nuk ka keqinformim dhe shtrembërim. Jam e sigurt që në shkolla do punohet shumë dhe do të kemi edukim të mirëfilltë, që fëmijët tanë të dalin njerëz më të mirë nesër. Me këto kohë që kanë ardhur, sheh të rinj të pakulutuar dhe pa principe për jetën.

Myfarete

Mendoj se jo. Mësuesit nuk janë të përgatitur, madje dhe ata vetë janë të paditur dhe shumica e tyre janë kundër. Sa t’i trajnosh mësuesit, të harxhosh kohë për t’i mësuar, të harxhosh mund për kurrikula e libra, si dhe të eksperimentosh me diçka të re, më mirë të mos bëhet fare.

Alma

Mendoj se nuk është e përshtatshme, për arsye se kjo është një temë e nxehtë dhe fëmijët nuk janë seriozë. Imagjinoni, ata tallen edhe me dijet që marrin nga shkolla. Trembem se mos i lidhin me luftë e gjëra që i dëgjojnë nga mediat çdo ditë ose mos ngatërrohen më keq.

Ariald Mënalla

Nuk është aspak e nevojshme. Qasja që kanë fëmijët e sotëm dhe komuniteti i prindërve është që të jetë me dëshirë dhe jo e imponuar. Para disa ditëve, konstatova se rreth 80% e prindërve dhe e mësuesve janë kundër. Ne jemi rritur pa këtë mësimdhënie e kemi qenë të qetë nga kjo anë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.