Si përfundon “Bidaai”?

Intervista - - TELENOVELA -

Taruni e kërcënon Sakshin dhe e detyron atë t’i bëjë shantazh Vasundrës. Ragni është e vetmja që beson se Sakshi ka rënë viktimë. Nga ana e saj, Sakshi vuan dhunën e Tarunit, skenë që e shohin të dyja vajzat dhe mundohen ta ndihmojnë atë. Taruni i qëllon edhe ato dhe Sakshi u del në mbrojtje. Në atë moment, vjen Aleku...

Aleku i del në mbrojtje Sakshit

Kur vjen Aleku, arrin ta largojë Sakshin nga kërcënimi i armës. Taruni nis të tallet me të, por ai arrin t’ia heqë armën nga dora dhe ata nisin të rrihen me njëritjetrin. Vineti, që ka ardhur me paratë me vete, përpiqet ta ndihmojë, por më kot; ai që i jep fund këtij makthi është Anmoli, i cili vjen së bashku me policinë dhe e arrestojnë Tarunin. Aleku përpiqet të qetësojë Sakshin, e cila është shumë e zemëruar me Tarunin. Kur kthehen në shtëpi, Vasundra nis t’i bërtasë Sakshit dhe nuk bindet se ajo është e pafajshme, as kur këtë ia thotë Aleku. Tamana pëson një shok dhe i kërkon Anmolit të mos largohet kurrë prej saj. Sakshi bëhet gati për të ikur, pavarësisht këmbënguljes së Alekut dhe Kushit, që nuk e duan këtë gjë.

Vasundra i tregon Sakshit se mund të ikë, por Aleku i thotë se për hir të tij dhe të Kushit ajo nuk duhet të largohet. Sakshi ulet në gjunjë para tij, por ai ia bën të qartë se kjo që ai po i jep, nuk është mëshirë, duke e lënë pa fjalë Vasundrën.

Ragni heq dorë nga Anmoli

Anmoli e Ragni kujdesen për Tamanën e sëmurë, gjë që e lidh Ragnin edhe më shumë me Anmolin. Aleku mundohet të qetësojë Kushin, e cila rikujton sërish skenën me Tarunin. Aleku e siguron se tashmë gjthçka do të shkojë shumë mirë. Ndërsa vë Kushin për të fjetur, Sakshi sheh fotografinë e Sadnës dhe i premton asaj, se tashmë do të kujdeset ajo për Kushin dhe për Alekun.

Ragni bisedon me Shivanin dhe i thotë asaj se do të heqë dorë nga Anmoli. Ajo i kërkon që të bëhet pjesë e planit të saj për ta bashkuar atë me Anmolin. Bisedën e tyre e dëgjon dikush...

Ragni vesh nuse Shivanin

Të gjithë janë të lumtur që qetësia më në fund ka rënë në shtëpinë Raxhnvanxh dhe Vasundra vendos të bëjë martesën e vërtetë të Sakshit me Alekun. Tamana ndërhyn dhe kërkon që edhe mami i saj me babin, të martohen sërish, kështu që e gjithë familja përgatitet për dasmën e dyfishtë. Të gjithë janë të lumtur veç Ragnit, e cila ka vendosur që të mos vishet nuse vetë, por të veshë Shivanin dhe të mbulojë fytyrën e saj, që të gjithë të mendojnë se në fakt, ajo që po martohet është Ragni. Të dyja nuset zbresin poshtë, por Anmoli nuk është aty dhe të gjithë janë në merak për të, sepse nuk e gjejnë gjëkundi. Kur ai vjen, Tamana lumturohet.

Martohen dy çiftet

Anmoli është shumë i shqetësuar dhe në sytë e të gjithëve, thotë se ka ndërmend të heqë dorë nga kjo martesë, duke i shokuar të gjithë. Në këtë moment, e tërbuar nga kjo sjellje e tij, Shivani heq vellon dhe nis t’i bërtasë, duke i habitur njerëzit që mendonin se nuse ishte veshur Ragni. Ai sqaron se e kishte dëgjuar bisedën e Ragnit me Shivanin, ndaj edhe u soll kështu.

Anmoli i shpreh dashurinë Ragnit dhe i vë varësen që kishte blerë për të. Aleku u bashkon duart. Dy çiftet kryejnë ritet dhe luten. Para fotos, Sakshi i premton Sadnës se do të kujdeset për njerëzit e saj më të dashur dhe të njëjtën gjë bën edhe Anmoli me Ranvirin. Kështu, dy çiftet nisin jetën e tyre të përbashkët, të rrethuar nga dashuria...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.