Alina i vjedh paratë Sezarit

Intervista - - TELENOVELA -

“Duaje jetën”

Pasi mëson se Fabricio nuk është fëmija i saj dhe i Eronit, por vetëm i Nikos, pasi është frut i fekondimit artificial, me vezë që nuk ishin të sajat, Amarilisi ndihet e dërrmuar dhe mezi ia jep fëmijën Nikos. Ky i fundit ia di shumë për nder Feliksit për këtë që ka bërë për të. Të nesërmen, ndërsa ka dalë, ai mbetet pa fjalë kur e sheh Feliksin duke shitur hot-dogë dhe vendos të bëjë të pamundurën për ta ndihmuar atë.

Pilari e merr Feliksin në shtëpi

Paloma dhe Paulina i bëjnë një vizitë Sezarit, por kur ky i fundit kupton se ato kanë sjellë dhurata për të gjithë, por jo për Alinën, e konsideron këtë një fyerje për të shoqen dhe i përzë nga shtëpia. Ndërsa po ikin, Alina nuk e humbet rastin për t’i thënë Palomës se nuk mund të bëjë asgjë kundër saj, sepse ka mbështetjen e pakushtëzuar të Sezarit.

Paulina vazhdon me përpjekjet e saj për të ribashkuar prindërit, por Paloma i rrëfen se megjithëse e dashuron Brunon, nuk mund t’ia falë atij tradhtinë me Alinën. Nikoja shkon të bisedojë me Pilarin dhe përpiqet ta bindë atë që të ndihmojë Feliksin. Pilari tronditet kur shikon se çfarë pune po bën djali i saj... Falë ndërhyrjes së Nikos, Pilari preket nga jeta që po bën Feliksi dhe vendos të shkojë tek ai. Xhonatani i tre- gon se e vetmja që e ka ndihmuar babain e tij kur të gjithë e braktisën, ka qenë Marsia. Ai i tregon edhe për mënyrën se si Sezari pengoi punësimin e Feliksit në një ndërmarrje tjetër.

Amarilisi dhe Eroni vendosin të bëjnë gjithçka për t’ia marrë Fabricion Nikos. Eroni shkon t’i thotë atij se do të hapë një gjykim për këtë çështje dhe Nikos nuk i mbetet gjë tjetër veçse të grindet fizikisht me të, duke i thënë se është shndërruar në një përbindësh të manipuluar nga Amarilisi.

Pilari shkon në shtëpinë e Marsias për të folur me Feliksin, të cilin e gjen duke kërcyer e me një lule në kokë. Ajo i kërkon atij të kthehet në shtëpi sepse është djali i saj dhe sepse i ka falur të gjitha

(Vijon në faqen 11)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.