Alina i vjedh paratë Sezarit

Intervista - - TELENOVELA -

(Vijon nga faqja 10) të këqijat që ka bërë. Pilari e falënderon Marsian që është kujdesur për Feliksin dhe i kërkon të falur që dikur e dërgoi në burg. Të dyja gratë përqafohen.

Siza zbulon varrin e Marias

Amarilisi e bind Eronin që të rrëmbejnë Fabricion dhe të arratisen. Si e penduar, ajo shkon te Nikoja, por Feliksi ia bën të qartë këtij të fundit se këto janë thjesht mashtrime, gjë që e bën Amarilisin të heqë maskën dhe të paraqitet ashtu siç është. Pasi përzë atë, Nikoja e falën- deron Feliksin dhe i kërkon atij që ta kalojnë natën bashkë, por ky i fundit i thotë se nuk dëshiron ta prishë miqësinë e bukur që ata kanë me njëri-tjetrin dhe nuk pranon.

Alina e çon Sezarin në zyrën e një mashtruesi, duke i thënë atij se e ka çuar në një bankë. Në të vërtetë, ajo bën të mundur që të gjitha paratë e tij të kalojnë në llogarinë e saj bankare. Paloma dhe Brunoja e kuptojnë se çfarë po ndodh me paratë e Sezarit dhe Paloma vendos të shkojë t’i tregojë atij se Alina po ia vjedh të gjithë pasurinë, por Sezari e quan Palomën mashtruese. Ai i thotë se ka qenë vetë në bankë dhe ka folur me menaxherin. Paloma i kërkon numrin e tij të telefonit dhe Sezari i kërkon Alinës t’ia tregojë faturën Palomës.

Alina hiqet shumë e ofenduar dhe e kërcënon se do ta marrë të birin e do të ikë fare nga shtëpia e tij, kështu që Sezari i kërkon Palomës të largohet nga shtëpia e tij.

Ndërsa shëtit beben, Siza vë re se në oborrin e Sezarit është një varr, por Alina i thotë se ajo po fantazon dhe vendos që, sapo të kalojë të gjitha paratë e Sezarit në llogarinë e saj, të heqë qafe Sizën...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.