Alergjia varet nga periudha e lindjes

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

detin e njerëzve. Është vërtetuar se njerëzit kanë gjasa të preken nga sëmundje të ndryshme, në varësi të periudhës kur kanë lindur. Duket se edhe alergjia ndikohet nga... horoskopi. Studiuesit analizuan mostra të ADN- së dhe gjetën tregues gjenetikë që përcaktohen nga periudha e lindjes dhe të cilët vazhdojnë të jenë të pranishëm në organizëm edhe shumë vjet më vonë. Ndikimi gjenetik i përket ndikimit të mjedisit në gjene, nëpërmjet mekanizmave kimikë (metilimi). Studiuesit arritën të bënin lidhjen jo vetëm me treguesit gjenetikë dhe me periudhën e lindjes, por edhe me mundësinë e shfaqjes së mëvonshme të alergjisë. Për shembull, ata që lindin në vjeshtë, rrezikohen më shumë nga ekzema sesa ata që lindin në pranverë. Ata që lindin në dimër, rrezikohen më shumë nga astma. Studiuesit mendojnë se është e mundur që, përveç alergjive, ndikimi i stinës së lindjes në shëndet t’u detyrohet edhe mekanizmave gjenetikë të ngjashëm. Kjo çështje do të studiohet më thellë në studime të mëtejshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.