10.

Intervista - - TEST -

Gratë nuk pësojnë infeksione myku pasi fillon menoopauza. a. E vërtetë b. Gënjeshtër tuaja mund të jenë diçka tjetër dhe mosmarrja e trajtimit të duhur mund të çojë në ndërlikime të mundshme serioze. Pyeteni doktorin para se të filloni trajtimin kundër mykut, nëse jeni shtatzënë, nëse nuk jeni diagnostikuar kurrë me myk më parë, ose nëse sëmureni shpesh prej tij.

6. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Shumica e mjekëve këshillojnë që vagina të mos lahet fare nga brenda, pasi larja ndryshon nivelin e aciditetit të vaginës dhe ekuilibrin e organizmave që jetojnë në të. Lajeni vetëm nga jashtë me ujë dhe me sapun të butë.

7. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Ju mund të reduktoni mundësinë e infeksionit mykotik duke veshur të brendshme prej pambuku, që janë më të freskëta sesa ato sintetike dhe që nuk e mbajnë djersën. Evitoni larjet vaginale dhe spërkatësit që mund të jenë irritues, evitoni larjen në vaskën me ujë të nxehtë dhe ndërrojini shpesh tamponet e pecetat higjienike gjatë periodave. Mos mbani veshur rroba të lagura dhe evitoni pantallonat e të brendshmet e ngushta.

8. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Disa lloje kosi përmbajnë bacile të mira (lactobacillus acidophilus), që jetojnë në aparatin e tretjes, në atë urinar dhe në sistemin gjenital. Megjithatë, nuk ka ende prova shkencore që thonë se kosi trajton në mënyrë efikase ose që parandalon infeksionin mykotik vaginal.

9. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Disa ilaçe, përfshi këtu edhe pilulat kontraceptive, disa antibiotikë e steroidë, mund të ndryshojnë ekuilibrin e aciditetit në vaginë, gjë që nxit shumimin e mykut, që mund të shkaktojë një infeksion vaginal.

10. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Menopauza shkakton ndryshime hormonale, që ndikojnë në ekuilibrin e mykut apo të baktereve në vaginë, gjë që shkakton një infeksion mykotik.

11. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Infeksionet mykotike quhen të shpeshta, kur sëmuresh katër ose më shumë herë gjatë vitit. Ato mund të jenë të lidhura me probleme të tjera shëndetësore, siç është diabeti, ose HIV-i dhe kërkojnë kujdesin e mjekut. Ato mund të shkaktohen gjithashtu nga myku që është rezistent ndaj mjekimeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.